Albspirit

Media/News/Publishing

TË JETOSH DHE TË TREGOSH SFIDAT E TUA TË JETËS

Dr. Vlora Obertinca
“Gjithmonë duhet ta duam dhe ta pranojmë veten ashtu siç jemi dhe të mos e kritikojmë veten tonë në asnjë moment, sepse secili prej nesh është një enciklopedi unike në Univers dhe secili bart në vetvete aftësi të fshehura, që i janë përcaktuar për një mision të shenjtë me ardhjen e tij në këtë jetë”, Dr. Vlora Obertinca
“Jeta ka shumë sfida dhe është mirë të lexojmë dhe të mësojmë për të, që në moshë të re, në mënyrë që të kemi njohuri nga praktika e të jetuarit, nga përvoja e njerëzve më të mençur në botë, të cilët e kanë kuptuar apo kanë mësuar nga dikush tjetër mrekullinë e të quajturit jetë. Të jetosh dhe të tregosh sfidat e tua të jetës, për të ndihmuar të tjerët, është akti më i lartë i bujarisë dhe i fisnikërisë njerëzore që, për mua, quhet dashuri e pakushtëzuar për njerëzimin, sepse këtu njeriu zhvishet prej egos së vet, për të treguar se çdo përvojë në jetë nuk është për të ardhur turp, por është diçka shumë normale, sepse, në fund të fundit, ne jemi vetëm qenie njerëzore dhe çdo përvojë, si e bukur, ashtu edhe e hidhur, është për t’u përjetuar dhe për t’u treguar, në mënyrë që të mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, për t’i mësuar leksionet e jetës sonë, sepse ne nuk kemi ardhur në këtë jetë rastësisht, por jemi këtu për të jetuar dhe për të përjetuar jetën tonë fizike me gëzime dhe hidhërime. Por, mbi të gjitha, jemi këtu ngaqë shpirti ynë duhet të mësojë leksionet e pamësuara më herët, gjë që rrallë kush e mendon të jetë kështu”.
Fragment nga libri i autores “Vera e shpirtit”.
Please follow and like us: