Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtoria e Arkivave: Ndahet nga jeta Thoma Murzaku!

Mësuam sot ndarjen nga jeta të z. Thoma Murzaku, ish drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Z. Murzaku lindi në Tiranë më 1934. Më 1958 përfundoi studimet e larta për histori dhe u diplomua në Universitetin e Sofjes “Kliment Ohridski”. Punoi si pedagog i historisë së mesjetës dhe i historisë së vendeve të Ballkanit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, e më pas punoi arsimtar në Burrel. Në periudhën 1979 – 1989 mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Është autor i monografive “Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913” (1987), “Politika Ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare” (1999) dhe i teksteve mësimore universitare “Histori e Mesjetës” (1971), “Histori e vendeve të Ballkanit” (1973). Është autor artikujsh shkencorë të botuar në revista brenda dhe jashtë vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shpreh ngushëllimet për kolegun dhe ish titullarin e institucionit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.

Please follow and like us: