Albspirit

Media/News/Publishing

Gjeniu komik korçar i Hollivudit, Xhon Belushi

Duke kujtuar gjeniun komik Xhon Belushi, lindur në Çikago, djali më i madh i emigrantëve shqiptarë nga Korça, Agnes dhe Adam Belushi, më 24 janar 1949 dhe vdiq në moshën 33 vjeç më 5 mars 1982 në Los Anxheles, Kaliforni.

Kush ishte aktori i famshëm?

Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi kishte konsumuar heroinë dhe kokainë në hotelin luksoz ‘Chateau Marmont’, në pjesën perëndimore të Hollivudit. Edhe pse vdekja e Belushit, shënoi fundin e papritur të karrierës së tij si aktor, komedian dhe muzikant, ajo nuk ishte e befasishme për ata që e njihnin mirë. Regjisorja dhe mikesha e tij e ngushtë Peni Marshall, e dinte se ai ishte një përdorues i madh i drogës. Në vitin 1982, Belushi ishte 33 vjeç, pjesëtar i emisionit të famshëm satirik ‘Saturday Night Live’ – dhe ishte shndërruar tashmë në një superyll të komedisë. Dhe kjo gjë e bëri edhe më tragjike vdekjen e tij të parakohshme.

Xhon Belushi lindi në Çikago më 24 janar 1949, u rrit në Ueton të Ilinoisit. Ai ishte djali i madh i një emigranti shqiptar. Xhoni shprehu që në moshë të re interes për komedinë, duke krijuar trupën e tij të komedianëve dhe më pas u ftua t’i bashkohet ‘Second City’ në Çikago, një nga teatrot më të mira në SHBA. Aty ai u njoh me Den Ejkroid, një komedian kanadez, që së shpejti do t’i bashkohej në shoun ‘Saturday Night Live’. Në 1972 Belushi u transferua në Nju Jork, ku ai angazhua për 3 vite në një sërë projektesh për ‘National Lampoon’. Aty u njoh me komdianët e njohur Çevi Çejz dhe Bill Marrej.

Në 1975, Belushi fitoi një rol në një nga skeçet e ‘Saturday Night Live’, që e bëri të njohur në mbarë vendin. Vitet që pasuan, luajti në disa filma që u bënë hit, përfshirë filmin ‘The Blues Brothers’.


Remembering the comic genius Join Belushi, born in Chicago, the oldest son of Albanian immigrants from Korça, Agnes and Adam Belushi, on Jan 24, 1949, and died aged 33 #OTD on March 5, 1982 in LA, California. An actor, comedian, and musician John was a force of nature that could do anything.
John Belushi and makeup artist on the set of Animal House. UO Archive Photographs at University of Oregan, 2015.

 

Please follow and like us: