Albspirit

Media/News/Publishing

REKTORI I KOLEGJIT AAB MIRËPRET NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA”- SHKUP

7 Mars 2023

Përfaqësuesit e Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup, janë mirëpritur në një takim në Kolegjin AAB ku u fol për bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Prorektori për Shkencë, Bekim Fetaji dhe Drejtori i Fondit për Inovacione, Festim Halili, u takuan me rektorin e Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, ndërsa morën pjesë edhe në “Cyber Seminar Kosovo”, të organizuar nga Kolegji AAB dhe kompania teknologjike “Gold N Links”.

Gjatë takimit u vu në pah thellimi i bashkëpunimit me projekte të shumta, por edhe aktivitete që garantojnë ngritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë, zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Rektori i Kolegjit AAB mirëpret në takim përfaqësuesit e Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup

Please follow and like us: