Albspirit

Media/News/Publishing

NË PARTNERITET ME UNIVERSITETIN E BOLONJËS DHE SHEHU GROUP, KOLEGJI AAB FILLON PUNËTORINË PËR HARTIMIN E PROGRAMIT NË FUSHËN E PËRPUNIMIT TË DRURIT TË FINANCUAR NGA USAID

9 Mars 2023

Në Kolegjin AAB ka nisur punëtoria për projektimin dhe ofrimin e një programi edukativ ekzekutiv, në dizajnin e brendshëm dhe inovacionin e produkteve. Ky projekt është financuar nga USAID, implementohet në partneritet me Universitetin e Bolonjës dhe Shehu Group.

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, përshëndeti implementimin e këtij projekti, ndërsa vlerësoi se është një nga projektet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë në Kolegjin AAB, duke shtuar se tash e tutje do ketë perqendrim ne kete fushe edhe per projekte te tjera ne te ardhmen. Përfaqësuesit nga USAID, Rexhep Iljazi specialist dhe Alba Kondirolli specialiste e zhvillimit të aftësive në DT Global, thanë se ky projekt i financuar nga kjo agjenci, dëshiron të ngris kapacitetet dhe të përmirësoj  lidhshmërinë mes sistemit të edukimit dhe tregut të punës.

Të ftuar në këtë punëtori ishin edhe dy profesorët e Universitetit të Bolonjës, Giuseppe Maino, Donatella Biagi, me Davide del Curto nga Universiteti Politeknik i Milanos, të cilët shtuan se projekti është tejet interesant dhe stimulues, ndërsa thanë se janë të lumtur që po marrin pjesë në një punëtori të tillë, duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka ky program për studentët por edhe vendin në përgjithësi. Ylber Gjocaj nga Shehu Group, vlerësoi se tregu i punës ka nevojë për ekspertë në fushën e përpunimit të drurit, rrjedhimisht nevojitet aftësimi dhe rritja e kapaciteteve njerëzor fillimisht, në mënyrë që të synohet sigurimi i cilësisë të produktit final.

Drejtoresha e Zyrës së Zhvillimit të Projekteve në Kolegjin AAB, Ilirjana Geci, shtoi se mundësia për të implementuar këtë projekt është një nga më të rëndësishmet, pasi i takon një fushe që Kolegji AAB synon në të ardhmen, ndërsa përkon në linjë me nevojat e tregut të punës.

Edhe Dekani i Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, Fitim Aliu tha se do japin kontributin e tyre për ta zhvilluar punën rreth këtij projekti, që të lehtësojnë implementimin dhe të jenë në dispozicion si fakultet.

Në partneritet me Universitetin e Bolonjës dhe Shehu Group, Kolegji AAB fillon punëtorinë për hartimin e programit në fushën e përpunimit të drurit të financuar nga USAID

Please follow and like us: