Albspirit

Media/News/Publishing

HULUMTUES NGA UNIVERSITETI GRAZ THELLOJNË BASHKËPUNIMIN ME KOLEGJIN AAB

10 Mars 2023

Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Saranda Shatri dhe prof. Arif Shala mirëpritën dy hulumtuese të Universitetit Graz. Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Graz-it si dhe planifikimi i detajuar për vizitën që do të bëjnë, profesorët dhe studentët (15 studentë MA) të Universitetit te Graz-it në muajin Maj 2023, në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Gjatë takimit u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit me projekte të shumta, por edhe aktivitete që sigurojnë ngritjen e cilësisë në fushën e edukimit, gjegjësisht në arsimin e lartë.

Hulumtues nga Universiteti Graz, thellojnë bashkëpunimin me Kolegjin AAB

Please follow and like us: