Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Dy vite të jashtëzakonshme në marrëdhëniet Kosovë-Izrael!

Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, e ka kujtuar këtë moment me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Përkundër fazës së hershme të marrëdhënieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhenieve dypalëshe në të gjithë nivelet. Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë”, shkruan Demiri në reagimin e saj.

Postimi i Ambasadores Demiri

Sot po e shënojmë dyvjetorin e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Jerusalem.

Përkundër fazës së hershme të marrëdhenieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhenieve dypalëshe në të gjithë nivelet.

Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë.

Më 25 mars, do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi përfaqësuesen e Republikës së Kosovës në Tel Aviv ku do të përballet me Shtetin e Izraelit në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024 në Futboll.

Please follow and like us: