Albspirit

Media/News/Publishing

KAMPUSI I KOLEGJIT AAB NË FERIZAJ NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME IP “STAR KIDS”

17 Mars 2023

Një tjetër mundësi për punë praktike është shtuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, kampusi Ferizaj. Përmes marrëveshjes që ka nënshkruar drejtori i kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani dhe drejtoresha e IP “Star Kids”, Dafina Alidema mundësohet puna praktike për studentët.

Në këtë mënyrë studentët do kenë mundësinë që krahas studimeve të futen në praktikë profesionale, për të qenë në linjë me nevojat e tregut të punës në të ardhmen.

Kampusi i Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkruan marrëveshje me IP “Star Kids”

Please follow and like us: