Albspirit

Media/News/Publishing

KAMPUSI I KOLEGJIT AAB NË FERIZAJ NËNSHKUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KRU “BIFURKACIONI”

17 Mars 2023

Për t’iu mundësuar realizimin e punës praktike të studentëve të Kolegjit AAB kampusi Ferizaj, është nënshkruar marrëveshje me KRU “BIFURKACIONI”.

Në këtë marrëveshje përfshihen edhe promovimi i nismave profesionale e akademike, të cilat synojnë avancimin dhe arritjen e objektivave nga të dyja palët.

Ndër të tjera është theksuar edhe hartimi e implementimi i projekteve të përbashkëta, në bazë të marrëveshjes e cila u nënshkrua nga drejtori i kampusit të Kolegjit AAB në Ferizaj, Lulzim Shabani dhe drejtori i KRU “BIFURKACIONI”, Jeton Shabani.

Kampusi i Kolegjit AAB në Ferizaj nënshkuan marrëveshje bashkëpunimi me KRU “BIFURKACIONI”

Please follow and like us: