Albspirit

Media/News/Publishing

Gafa e Toni Gogut, e bën Hajredin Pashën hero të dibranëve. Pas kritikave nga ndjekësit ndryshon menjëherë statusin

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, në një status në “Facebook” ka shpërndarë një video, teksa në sfond dëgjohet kënga e ‘Hajredin Pashës’.

Por Gogu e bën Hajredin Pashën komandantin turk, një hero të dibranëve, ndërsa e shoqëron videon me tekstin: “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar dhe vijon e ngjallë njësoj emocione”.

Kaq ka mjaftuar që më pas të shpërthejnë edhe komentet, duke vënë në dukje edhe gafën e këtij të fundit, pasi e bën Hajredin Pashën, hero.

Pas kësaj Toni Gogu ka ndryshuar edhe postimin, pasi duket se edhe e ka kuptuar gabimin.

 Statusi i ndryshuar: 170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocioni.
Please follow and like us: