Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Shoqëria e mirë di të të ngrejë deri në qiell

“Askush nuk mund ta zbeh aurën tonë përderisa qëndrojmë me njerëz përreth me frekuenca të njëjta”, Dr. Vlora Obertinca.

Zakonisht në shoqëri kemi tre deri në pesë persona me të cilët shoqërohemi çdo ditë, numër ky i vërtetuar edhe shkencëtarisht.

Në rast se këta njerëz janë me energji pozitive, do të na trajtojnë edhe ne mirë, si dhe do të na vlerësojnë në mënyrë meritore.

Por, në qoftë se këta njerëz janë me energji negative, kjo do të ndikojë te ne negativisht, posaçërisht për sa i përket vlerësimit ndaj nesh. Edhe nëse jemi shumë të suksesshëm, këta njerëz bëjnë që mos ta ndjejmë as gëzojmë suksesin e radhës, pjesërisht nga xhelozia, pjesërisht nga lakmia e pjesërisht nga ndikimi i dështimit të tyre në jetë.

Nuk ka asgjë më keq se të kesh një shoqëri të tillë, e cila ngadalë mund të na e humb edhe vetbesimin tonë. Kjo shoqëri na fut në rreth vicioz filluar nga nënçmimi, humbja e vetbesimit, deri te rënia në depresion.

Ky rreth shoqërorë quhet rreth toksik, nga i cili duhet larguar sa më shpejt. Kjo, sepse duke u larguar nga ta, ne i hapim derë suksesit, prosperitetit dhe lumturisë në jetën tonë.

Të dashurit e mi, kurrë nuk është vonë të gjeni miq të vërtetë. Mos u dëshpëroni, por mblidhni forcat dhe gjeni nivelin e shoqërisë që meritoni, sepse shoqëria e mirë di të të ngrejë deri në qiell.

Andaj, zgjedhni për shoqërim njerëzit e mirë dhe të suksesshëm, sepse ligji universal i tërheqjes ju tërheq edhe juve në nivelin e tyre.

Please follow and like us: