Albspirit

Media/News/Publishing

34 Laureatë të Nobelit mbështesin Kryengritjen e Iranit në një letër të përbashkët

Në një letër të përbashkët drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, 34 laureatë të Nobelit shprehën mbështetjen e tyre për kryengritjen e vazhdueshme mbarëkombëtare në Iran, e cila filloi gjashtë muaj më parë dhe kërkon të krijojë një republikë demokratike dhe të lirë. Populli iranian ka mbetur i palëkundur në pwrpjekjen e tij për liri dhe demokraci, pavarësisht represionit brutal nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), me të paktën 750 njerëz të vrarë, përfshirë 70 fëmijë dhe më shumë se 30,000 të arrestuar. Laureatët kërkuan që të ndërmerren hapa konkretë nga advokuesit e të drejtave të njeriut për të mbështetur rezistencën e drejtë të popullit iranian, duke përfshirë futjen në listën e zezë të IRGC-së nga Bashkimi Evropian dhe mbështetjen për misionin faktmbledhës të Kombeve të Bashkuara në Iran. Deklarata thekson gjithashtu miratimin nga përfaqësues të Dhomës së Komunave dhe Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar të platformës prej 10 pikash të presidentes së zgjedhur të opozitës iraniane, zonjës Maryam Rajavi, për një republikë demokratike laike dhe jo-bërthamore, si dhe një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA e cila njeh të drejtën e popullit iranian për të krijuar një republikë të tillë.

Please follow and like us: