Albspirit

Media/News/Publishing

Mihane Hoxha: Libri im i ri “Duke ndjekur fluturat”

Pas një angazhimi të gjatë, dua të ju njoftoj që kam realizuar botimin më të fundit “Duke ndjekur fluturat”, i cili promovohet me 29 mars, ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ky libër është një prozë për fëmijë në formën e romanit grafik – i shoqëruar me ilustrime, dhe i shkruar në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.
Romani ka subjekt një fabulë që përkon me edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë tonë dhe të fëmijëve tanë.
“Duke ndjekur fluturat”, është nxitur nga preokupim imi aktiv dhe përcjellja e aktiviteteve dhe punës fisnike që bën policia e Kosovës për sigurinë dhe rendin në vend.
Libri provon, që, nëpërmjet një fabule letrare të shkurtër me personazhe, fëmijë, prindër, si dhe policë, të zbulojë se sa i rëndësishëm është misioni i policisë dhe falënderimi që ne duhet ta kemi për punën e përkushtimin e tyre për të na mbrojtur në të gjitha raste, madje edhe në rastet e pakujdesive tona rastësore.
Prania juaj në këtë promovim të librit tim, është një nderim dhe inkurajim që më bëhet për punën time letrare dhe publicistike…
Please follow and like us: