Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane Sahiti: PERLA E ZEMRËS

O ti që i jep dritë këtij qielli pa skaj

Hana është kandil i natës se ti je dritë e saj

Askush në këtë botë dashurisë sate s’ia kalon

Sa herë të përmend, emri yt më ndriçon.

 

Nga Dashuria e Pafundme ti më je krijuar

Ngjashmëritë me ty janë pamundësuar

O perlë që jeton në detin e zemrës

Emri yt i jep bukuri gjithë qenies.

Please follow and like us: