Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: FJALA

 

Sa e fuqishme fjala është

Herë e ëmbël e herë pelim

Fjalën e mirë nga zemra e themi

Fjalën e keqe n’gjuhë e kemi.

 

Fjalët kanë peshën e një plumbi

Që lehtë mund të të vrasin

Matemi mirë kur i themi

Se lehtë lëndojmë njëri-tjetrin.

 

Fjala e mirë t’lumturon

Fjala e keqe n’greminë t’çon

Ndaj kujdes çdo fjalë kur themi

Se peshën e saj s’e masim dot.

 

Asnjëherë mos flisni nga hidhërimi

Se hidhërimi shpejt kalon

Fjala kur thuhet mbrapsht jo nuk kthehet

Fjala e thënë ka peshë t’rëndë.

Please follow and like us: