Albspirit

Media/News/Publishing

PROFESORËT NGA LITUANIA ME VIZITË NJË JAVORE NË KOLEGJIN AAB

27 Mars 2023

Tre profesorë nga Šiauliai State College të Lituanisë kanë ardhur në Kolegjin AAB si rezultat i projektit Erasmus+, për shkëmbimin e stafit akademik. Ata u shoqëruan nga prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji, e cila u tregoi për rezultatet dhe sukseset e shënuara ndër vite të institucionit, bashkë me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija dhe profesorin e këtij fakulteti Samir Jakupi.

Profesorët Saulius Niauronis, Marius Kernagis dhe Donatas Dervinis do të qëndrojnë gjatë tërë javës në Kolegjin AAB, ku do jenë pjesë e stafit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Qëllimi i vizitës një javore është që të shkëmbejnë përvojat, sfidat dhe çështjet e ndryshme akademike dhe profesionale në fushën e inxhinierisë, programimit dhe sigurisë kibernetike. Ndërsa gjatë javës do zhvillohen takime edhe me Zyrën e Projekteve të Kolegjit AAB, për të parë propozime të projekteve, ku të dy institucionet do jenë bashkë si partnerë potencial.

Profesorët nga Lituania me vizitë një javore në Kolegjin AAB

Please follow and like us: