Albspirit

Media/News/Publishing

ZYRA PËR ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE TË KOLEGJIT AAB ORGANIZON TAKIM PËR INICIMIN E PROJEKTEVE

28 Mars 2023

Zyra për Zhvillimin e Projekteve të Kolegjit AAB ka organizuar një takim për shkëmbim të eksperiencave për inicimin, dizajnimin dhe implementimin e projekteve.  Ky takim pati në fokus eksperiencën e profesorit të Fakultetit Ekonomik, Donat Rexha, që është koordinator në projektin “Ligjet dhe Rregullativat Evropiane të Biznesit”, që implementohet nga Kolegji AAB, me financim të Komisionit Evropian, programi Jean Monnet nga Erasmus+. Rexha, tregoi se si po zhvillohet ky projekt bashkë me hapat që duhen ndjekur, të përcaktuar në bazë të programit, përfshirë financimin dhe zbatimin më pas në praktikë.

Drejtoresha e Zyrës së Zhvillimit të Projekteve, Ilirjana Geci, foli në lidhje me rolin dhe mandatin e zyrës që ajo udhëheq, duke inkurajuar stafin akademik dhe administrativ të Kolegjit AAB të jenë pjesë e projekteve, për të cilat më pas do kenë ndihmën nga kjo zyre.

Për procedurat e inicimit dhe përgjegjësitë e dyanshme për zhvillim të projekteve, foli Qëndresa Kukaj, e cila shpjegoi në detaje hapat që duhen ndjekur por edhe pritshmëritë e dyanshme që kanë palët në zhvilimin e projektit.

https://aab-edu.net/zyra-per-zhvillimin-e-projekteve-te-kolegjit-aab-organizon-takim-per-inicimin-e-projekteve/ji aab, #trajnim, #zyra e projekteve

Please follow and like us: