Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: IU THYEN DHËMBËT

 

 

E pashë lisin e plagosur

Dimri ia shtrëngonte dhëmbët

 

E dëgjova lisin kur i tha zëshëm

S`më ha palla për ty

 

Pastaj e pashë dimrin

Kur iu thyen dhëmbët nga zemërimi

 

E pashë edhe kur iku pa kapuç

Të mos e qeshin harabelat

 

Lisi përqafoi pranverën.

Please follow and like us: