Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mos u lëkundni asnjëherë nga ëndrrat tuaja!

“Vizioni i qartë për të ardhmen, e orienton saktë busullën e velës suaj deri tek limani që dëshironi”,  Dr. Vlora Obertinca

Secili njeri ka dëshira dhe ëndërra për tē realizuar në jetë. Por, shpesh mendojmë se, dëshirat duhet të mbeten vetëm dëshira dhe asgjë më shumë. Gabim kjo qasje e mësuar dhe e programuar në trurin tonë. Kjo sepse njeriu është krijues dhe realizues i çdo vepre që e shohim me sy dhe e prekim me dorë, duke filluar prej piramidave të Egjiptit të lashtë e deri te ndërtesat me arkitekturë moderne, duke vazhduar te tekonologjia bashkëkohore si telefonia mobile dhe interneti.

Të gjitha këto i ka krijuar dhe realizuar mendja e njeriut. Ajo mendje që imagjinon dhe ëndërron me mendjen e vet, ajo edhe realizon.

Andaj them besoni fort dhe mos u lëkundni asnjēherë nga ëndrrat tuaja, sepse mendimet tuaja bëhen realitet.

Please follow and like us: