Albspirit

Media/News/Publishing

Marsela Neni dhe libri poetik “Nântë herë grue”

 
“Nântë herë grue”, Marsela Neni
“Klubi i poezisë”, Tiranë, 2023
Që prej pesë vitesh shtrydh ndër duar një ëndërr që më në fund është bërë realitet.
Një copëz shpirt e kam mbjellë në faqet e bardha të një libri.
“Nântë herë grue” është vëllimi im i parë poetik me të cilin shkoj në duart e lexuesit.
Nuk është një përmbledhje e thjeshtë me poezi, se ç’është përgjigjen ia kam lënë lexuesit. Di t’ju them se gjithë ç’jam, jam bërë fjalë e bekuar për buzët e atij/asaj që do ketë dëshirë të lexojë diçka prej drite.
I jam mirënjohëse z. Rexhep Shahu që u përkujdes me shumë përkushtim për redaktimin dhe botimin e librit, si dhe shtëpisë botuese ” Klubi i Poezisë “, Tiranë.
Botimin e këtij libri ia kushtoj prindërve të mi dhe veçanërisht të gjitha grave të forta, të mira, të ditura, të mrekullueshme që më kanë shoqëruar në udhën time.
Falënderoj me shpirt të gjithë njerëzit e mi të afërt, familjen time, miqtë e mi, që më kanë mbështetur gjithmonë dhe çdo mik real e virtual që më ka motivuar me komentet e kritikat e tyre konstruktive në gjithë këto vite.
Fjalë e bekuar,
u bëfsh pyll në një fijëz fletë!
1 prill 2023.
Please follow and like us: