Albspirit

Media/News/Publishing

Ndani kohë, përkushtim dhe dashuri për personin e zemrës

“Shqetësimet emocionale njerëzore funksionojnë në formë të rotacionit, sot unë e ti nesër”, Dr. Vlora Obertinca.
Jeta e përditshme sjell me vete punë dhe obligime të shumta e me to edhe strese të mbingarkuara të cilat jo secili nga ne mund t’i tejkalojë pa pasoja emocionale. Zakonisht thyerjet e tilla emocionale më të shpeshta ndodhin në mes partnerëve në lidhje intime.
Thyerja emocionale e njërit nga partnerët në martesë ose lidhje intime, është indikator i mos lumturisë së heshtur dhe të shtresuar ndër kohë.
Kur kalojmë nëpër faza të vështirësive emocionale, qoftë ne apo partneri dhe e vërejmë se diçka nuk është në rregull atēherë, duhet dhënë prioritet palës që është duke përjetuar këtë furtunë emocionale.
Më e lehta është të ikim nga ngjarja dhe të bëhemi egoistë e ta lëmë njeriun në “zjarr”. Shumica e njerëzve bëjnë gabime në këto raste, duke e braktisur partnerin dhe lidhjen, duke e zëvendësuar shumë shpejt me dikë tjetër që e njeh shumë shkurt apo fare pak.
Lumturia momentale me personin e ri eshte e përkohshme dhe zakonisht përfundon me zhgënjim dhe lëndim të thellë emocional.
Andaj kur përballeni me raste të tilla thirrni mendjes së shëndoshë dhe zgjateni dorën e ndihmës dhe dashurisë për partnerin tuaj, sepse nesër mund të jeni ju në gjendje të njëjtë. Ndani kohë, përkushtim dhe dashuri për personin e zemrës.
Duke e ndihmuar dhe shëruar partnerin tuaj emocionalisht, ju keni ndihmuar dhe shëruar veten tuaj !
Please follow and like us: