Albspirit

Media/News/Publishing

Rifat Ismaili: NË VORBULLËN E POEZISË

 

Poezia e dalë nga shpirti është si gropë thithëse. Në këtë rast jo mjerë kush, por fatlum ai që bie në perimetrin e asaj vorbulle dhe ndjen ta tërheqin poshtë ujërat dhe rrymat e vargjeve që dalin si burime të fshehur nga nëntoka e humnerat.

Kredoja e poetit është gjithëherë dashuria.

Një dashuri që sublimon qëllimin për të cilin kemi ardhur në këtë botë, duke përfituar jo vetëm ajër, oksigjen e jetëgjatësi, por edhe eksperienca të ndryshme, dije, mençuri e kulturë.

Poezia është “dashni”…

Kur kjo dashuri për fjalën pushton letrën, kur fjalët e dashurisë, nuk vlejnë veç per të lidhur zemrat, por edhe si elezir kundër vetmisë, pasigurisë, paudhesive, si forcë shtytëse për të vazhduar jetën.

Kur vijnë për ne këto vargje, duke na lënë ndjesi të bukura brenda shpirtit!

Ka njerez qe kur bien ne dashuri, harrojne vetveten; tërë perqendrimi i tyre fokusohet tek personi qe duan.

E tillë është dhe dashuria për poezinë. Përkushtimi ndaj saj kurrë s’mjafton.

Please follow and like us: