Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Vlashaj: Një përrua-kanal kundërmues në mes të qytetit?

 

 

Një përrua-kanal kundërmues në mes të qytetit?

Apo një park funksional që përshkon mes përmes qytetin?

Park funksional do të thotë parku në të cilin shkel këmba e banorëve të qytetit.

Park funksional do të thotë mbulimi i përroit-kanal që kundërmon erën e rëndë.

Park funksional do të thotë mbulimi i sheshtë, me gjelbërim dhe me po të njëjtat pemë, apo me më shumë pemë sesa tani.

Normalisht që përroi-kanal i mbuluar, vazhdon funksionin e tij të përcjelljes së ujrave të burimit, por edhe atyre ujrave të bardha e të zeza që i merr me vete rrugës kur kalon në mes të qytetit, duke i derdhur ato në grykëderdhjen e tij.

Çdo kompani energjetike do të kishte interesin e saj ta financonte këtë projekt, nëse do t’i jepej e drejta e shfrytëzimit me koncesion për 30 vite, të këtij potenciali hidroenergjetik, duke vënë në funksion me qindra mikro turbina, të cilat do të sistemoheshin në seri, duke prodhuar energji elektrike në shtratin e këtij kanali tashmë edhe të ndërtuar sipas standarteve hidrike dhe hidroenergjetike, përfshirë këtu zgjerimin dhe thellimin e shtratin të tij, për rrjedhojë edhe zmadhimin me disa fish të vëllimit ujëmbajtës dhe përcjellës.

A ia vlen?

Ia vlen!

Please follow and like us: