Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: S’KA MA

 

Ftohtë!

asgja nuk m’ngroh ma

As rrezet e diellit në mes të gushtit

As drita e hanës nuk e ndriçon natën

Pa shije!

Asgja nuk m’shijon

As buka e gatume erën ma t’njejtë s’e ka

As magjia nuk ka atë mana

Pa dashni!

Nuk po din me dashtë ma

Veç me fjalë thurin vargje,

E vargjet janë tha.

Vlerë!

S’ka ma

e mira rri vetëm,

e çuditshme të gjithë kanë nisë me sha!

Please follow and like us: