Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Pse Shqipëria nuk proteston per heronjtë e Kosovës?

 

 

Ndërsa Haga po nxjerr një nga faqet më të zeza në lidhje me historinë tonë, një mision tashmë i përmbushur dhe me plot gojën liria e pjesës së epërme ka një emër. Ata po gjykohen në Hagë. Është një ”fitore” idiote e diplomacisë së një shteti që kthejeni nga të duash na ka mundur. Kur bëhet fjalë për kancelaritë, korridoret a diplomacinë europiane. Na ka mundur për faktin bazë të përçarjes sonë klasike ku njëri don të hiqet më i mënçur se tjetri. Kjo përçartje shekujsh dhunon sot shqiptarët deri aty sa kanë frikë të pranojnë publikisht se janë një komb. Kësiosj ndërsa sheshi përpara hotel ‘Grand’ të Prishtinës, u mbyt me protesta, Shqipëria merret me faturat bajate të Monika Kryemadhit. Duhet të kesh nerva derri të përballosh mendësinë shqiptare, kur në muajin shkurt bombardohet Rama me shkresa FBI. Dhe në muajin prill bombardohet një grua me ca fatura ofshore. Mirëpo Prishtina i ka harruar gërrvërret politike, ka një etje kombëtare të admirueshme, Tirana o merret me Big Brotherin, o me faturat e Monikës. Në muajin mars Mc Gonigal, në muajin Prill Monika Kryemadhi. Dhe sigurisht makineria e qeverisë të shqyen mender bythën edhe pse vlera totale e ish zonjës së parë është me 5 mijë a 13 mijë euro. Të shqyen gjithandej. Prishtina i ka harruar të paktën për një mesditë a një buzëmbrëmje, ka pushtuar sheshin në mbrojtje të lirisë, Tirana është një vulgaritet total u gjithçka dominon vetëm çështja kombëtare jo. O budallenj, u bashkua Gjermia aq kollaj e pa patur më të voglin problem. Pse? Se janë gjermanë, jo shqiptarë ca të këtij e ca të atij. Janë shoqëri vitale, jo shoqëri pensionistësh. Rrini e bëni sehir nga ekrani se çfarë po ndodh me heronjtë nga ekrani. Kaq. Kënaquni me faturat që u servir Edi Rama për Monika Kryemadhin etj. Po dilni, protestoni, i thoni një herë botës që jeni të kombit dhe as të njëri apo tjetrit. Dilni e solidarizohuni me djemtë tuaj se jeni shqiptarë. Sot nuk janë gjykuar krimet serbe në Koshare në prillin e 1999, po gjykohen ata që luftuan për atdheun. A e dini se vetëm brenda një periudhe 1 vjeçare (1998-1999) janë afro 1284 të rinj shqiptarë deri në moshën 18 vjeç, të vrarë, të pagjetur, të humbur etj. Megjithatë në Hagë gjykohen luftëtarët e Lirisë. Nesër do u nxjerrin në gjyq me radhë heronjtë ku janë e ku nuk janë, rrezik Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe ju do merreni studiove me faturat e Monikës. Ngrihuni ore mbusheni Tiranën se është hedhur në rrugë dinjiteti i atdheut. Bëhuni një herë NJË, madje duhet një aleancë masive, bash në Prishtinë, Tiranë, Vlorë. Boll me dokra fushate. Bëhuni një herë mbi njëshat e vegjël se, është më i rëndë emri i vatanit.

Please follow and like us: