Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Trosha dashurie

 

Mos më thuaj se më ke parë

Mos më thuaj se për mua s’ ke mall,

Mos thuaj që mua dashuri më dhurove

Mos thuaj as një fjalë,

Se shkëmbin e gjëmtove.

Mos thuaj asnjë gjë se muret kanë vesh

Nuk dua t’i lëmë fjalët amanet,

Se dashuria është për ta përjetuar në këtë jetë

Po se përjetove do ta mallkosh gurë për gurë ngado që do shkel.

Kjo jetë e bukur sa shpejt do ikë

Sa pak kujtime të bukura do t’i revokojmë një ditë,

Pse e mban dashurinë të fshehur?

Ajo e lumturon shpirtin dhe zemrën e mekur.

Puhi e dashurisë porsi flladi miklon

A s’e ke provuar kurr ta dish sa përvëlon,

Përvëlon dhe djeg në heshtje

Kur nuk e nxjerrë jashtë

E fundos deri në vdekje.

E para se t’i mbyllësh sytë

Do të kesh dëshirë të kthehesh,

Ta përjetosh një minutë nga dashuria e heshtur.

Mos e le të heshtur se do e mallkosh veten

Se shpirti kërkon ushqim,

E ke lënë të uritur tërë jetën.

E çka ka të tregoi shpirti

Kur të shkon në atë botë?

Më ka ushqyer me dromca buke

Dhe thërmija plot.

A mbahet gjallë shpirti me trosha të bukës

Duke pas afër vetes parajsën më të lumtur!

15 korrik 2021.

Please follow and like us: