Albspirit

Media/News/Publishing

Wisława Szymborska: Falenderimi

U detyrohem shumë atyre që nuk i dua
Lehtësimi, me të cilin i shoh më afër njëri-tjetrit.
Gëzimi që nuk jam unë ujku i qengjave të tyre.
Ndihem në paqe dhe e lirë me ta.
Këtë dashuria nuk ta jep, por as ta heq.
Unë nuk i pres ata nga dera në dritare.
E duruar, si një orë diellore,
Unë kuptoj, atë që dashuria nuk e kupton,
Unë fal, atë që dashuria nuk do ta falte kurrë.
Nga një takim në një letër nuk kalon një përjetësi,
por vetëm disa ditë, ose javë.
Udhëtimet me ta janë gjithmonë të mira,
koncertet dëgjohen në maksimum,
katedralet e vizituara, peizazhet e qarta.
Dhe kur na ndajnë shtatë male dhe lumenj,
janë male dhe lumenj që gjenden në çdo atlas.
Falë tyre jetoj në tre dimensione,
në një hapësirë jolirike, joretorike,
me një horizont të vërtetë, të lëvizshëm.
Ata vetë nuk e dinë çfarë mbajnë në duart bosh.
“Unë nuk u detyrohem atyre asgjë”
do të thoshte dashuria në këtë pyetje të hapur.
Shqipëroi Eda Merepeza
Please follow and like us: