Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB NDERON ME MIRËNJOHJE DY KAMPIONËT E ATLETIKËS SË KOSOVËS

6 Prill 2023

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka nderuar me mirënjohje dy kampionët e Atletikës së Kosovës, Gresa Bakraqi dhe Muhamet Ramadani, njëherësh edhe student në AAB, për kontributin madhor në fushën e sportit në Kosovë. Dy kampionët e Atletikës në prezencë të studentëve të Kulturës Fizike dhe Sportit treguan për rrugëtimin e tyre ndër vite si dhe për të arriturat deri më tani.

Bakraqi dhe Ramadani u shprehën se sfidat kanë qenë të mëdha, por asnjëri nga ata nuk u dorëzua. Ata në fund të diskutimit u pyetën edhe nga studentë të Fakultetit për Kulturë Fizike dhe Sport për rrugëtimin e tyre.

Kolegji AAB nderon me mirënjohje dy kampionët e atletikës së Kosovës

Please follow and like us: