Albspirit

Media/News/Publishing

Misto Anastasi: YLBER I KËNGËS

 

Si sot, më 7 prill 1939 lindi Vaçe Zela.

 

Zëri yt, si ditët e diela

Dallëndyshe, lart në tela

Herë si diell, herë si krua

Dallg’ e buzëve të tua.

 

Në behar na sjell erën

Në janar lulepranverën

Grykë mali, dallgë deti

Gjeth muzike, fllad poeti.

 

Bubullimë e shenjtëruar

Repërflakur si pishtar

Zëri yt, krahëshkruar

Drejt, nga buza në altar.

 

Vaçe, moj zemër bozhur

Zog i shqipes në flamur

Ylber i këngës pa caqe

Shpirtqëndisur manushaqe.

Please follow and like us: