Albspirit

Media/News/Publishing

AKREDITIMI I AKADEMISË SË SIGURISË, PASAPORTA E DITURISË DHE VULA E BESUESHMËRISË

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

AKADEMIA E SIGURISË

Akademia e Sigurisë për herë të parë është akredituar për pesë vite. Akreditimi është procedura themelore me trend europian, që vlerëson kompetencën akademike mësimdhënëse dhe të kërkimit shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), të konfirmimit të certifikimit me afat deri në gjashtë vjeçar, është pasaporta e diturisë dhe vula e besueshmërisë, por edhe e kredibilitetit akademik. Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe një passaportë me besueshmëri të plotë për një fushë specifike të diturisë/edukimit. Arsimi i Lartë në Shqipëri, përfshi edhe arsimimin në fushën e Sigurisë dhe Hetimit është përballë sfidës së vazhdueshme standartit cilësor, edhe për arsimimnin policor në Shqipëri. Gjeneratat e ardhme në të gjitha fushat përpara se të marrin “vulën e akreditimit” do vërtetojnë cilësinë në mësimdhënie, mësimnxënie, kërkim shkencor, mbështetje akademike, infrastrukturë mësimmbështetjeje, në teknologji etj. Bordi i Akreditimit është “Kështjella e kompetences dhe mençurisë” që certifikon vijimësinë në fushën e edukimit; ky bord përbëhet nga specialistë më në zë të fushës si dhe të edukimit në tërësi që me Vendimin Nr. 7, datë 27.01.2023, “Për akreditimin e parë të institucionit të arsimit të lartë” të Bordit të Akreditimit, Akademia e Sigurisë ka kaluar sukseshëm procesin e provimit dhe të akreditimit të institucionit, si çdo IAL dhe po përgatitet për fazën e dytë, që është ajo e akreditimit të programeve të studimit që ka të bëjë me mënyrën sesi zhvillohet një lëndë në një degë/fushë të caktuar. Nëse hap faqen zyrtare të Institucioneve të arsimit të lartë në RSH, Akademia e Sigurisë është e renditur ndërmjet IAL të Republikës së Shqipërisë që janë të akredituara në vendin tonë. Akademia e Sigurisë përballë sfidës së konsolidimit të sistemit arsimor policor në shqipëri ja ka dalë me sukses dhe me dinjitet përballë Agjencisë shqiptare të Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë (ASCAL). Përfaqësimi dinjitoz i Stafit të FSH-së, KPFP-së, QKSH-së në Akademinë e Sigurisë vërteton sfidën e fuqisë akademike të diturisë, të pushtetit të mendimit, gjykimit e të veprimit, të dijes në auditoret e Akademisë së Sigurisë në çdo qelizë të saj në 84.800 metra katrorë ku shtrihet veprimtaria arsimore policore shqiptare në Sauk. Akademia e Sigurisë misionin e shenjtëruar ka dijen, diturinë, librin, arsimimin sipas përvojave më të përparuara të arsimimit policor në Europë. Ajo ushqen përditë rrugën drejt librit përparimit e progresit të policimit shqiptar dhe sigurisë së brendshme shqiptare, ndriçon mendjet e punonjësve të Policisë së Shtetit kudo ata shërbejnë. Fuqia akademike e diturisë për Akademinë e Sigurisë të Saukut është sot më e konsoliduar se kurrë sepse krahas vulës së diturisë akademike ka marrë edhe certifikimin europian të akriditimit europian të cilësisë më të gjitha veçoritë e arsimimit policor shqiptar.

 

Akreditimi – vula e certifikimit të besueshmërisë

Akademia e Sigurisë është institucion i arsimit të lartë, që është akredituar me vendim të Bordit të Akreditimit nr. 07, datë 27.01.2023 të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Republikën e Shqipërisë. Akreditimi i Akademisë së Sigurisë si institucion unik i Sigurisë dhe Policimit është bërë nga Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, VKM nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, VKM Nr. 824, datë 24.12.2021 “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së arsimit të lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 7.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 7.4.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.ekstra 1, datë 2.2.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, si dhe në zbatim të Kontratës së Përgjithshme të Projektit “Për ofrimin e ekspertizës për Sigurimin e Cilësisë në mbështetje të krijimit të materialeve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, trajnimit të ekspertëve vlerësues të jashtëm dhe ekspertizës në mbështetje të vlerësimit të jashtëm të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, nr. 2064. Prot, datë 29.2.2016, lidhur ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në mbledhjen e tij të datës 20.10.2017, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Akademia e Sigurisë është Institucion Publik, ku njësi kryesore të saj janë Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit dhe Kolegji Profesional i Formimit Policor. Vendimi i akreditimit gjendet në adresën: “https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet”. Ndërkohë që vetë fjala “Akreditim” rrjedh si origjinë nga anglishtja dhe nënkupton “procesin e njohjes zyrtare” të një institucioni që plotëson standardet në ushtrimin e një aktiviteti”.

 

Akademia e Sigurisë – rrugëtimi në mbi pesë dekada

Akademia e Sigurisë (AS) është një institucion publik i arsimit të lartë dhe pjesë e sistemit të arsimimit të Ministrisë së Brendshme e Policisë së Shtetit, e cila siguron dhe menaxhon arsimin e lartë të saj në fushën e policimit.

Akademia e Sigurisë është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Misioni i saj është: “Akademia e Sigurisë ofron programe për formimin, specializimin, kualifikimin dhe trajnimin, në të gjitha nivelet, të punonjësve në uniformë e civilë të institucioneve” të Policisë së Shtetit; Gardës së Republikës; Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve; Shërbimit të Provës; Shërbimi i çështjeve të brendshme në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Policia Bashkiake; Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin; Persona fizikë e juridikë, që ofrojnë shërbimin e sigurisë fizike, subjekt të së drejtës private apo publike; Institucione të tjera, pavarësisht emërtimit, të krijuara me akte të tjera që operojnë në fushën e rendit dhe të sigurisë publike. Akademia i harton programet e saj në partneritet me universitetet dhe akademitë në Shqipëri dhe jashtë me institucionet partnere të arsimimit policor etj.

Origjina e arsimimit policor lidhet me krijimin e shtetit të ri shqiptar kur kryeministri Ismail Qemali në 13 janar 1913, në ditën e themelimit të policisë shqiptare, porosiste: “Duhet pra,…të mësohet puna e xhandarmërisë dhe e policisë në duar të ndershme dhe të stërvitura, të zgjidhni xhandarë dhe policë me kujdes të madh dhe të një rregulli të shtrënguar!”. Viti 1919 shënon vitin e fillimit të shkollimit policor/xhandar, ndërkohë që është rregullorja e pranimit në polici që mban firmën e Halim Gostivarit Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, më 22.9.1919 dhe çdo akt normativ ishte me vendim të këshillit të qeverisë së përkohshme të Durrësit edhe ajo e vendosjes së uniformës së re të xhandarmërisë, që kryente rolin e policisë për kohën. Edhe shkolla e parë e xhandarmërisë me atribute policimi është ngritur më Durrës, edhe pse jetëgjatësia e saj varej nga jetëgjatësia e institucioneve dhe qeverive. Më 15.6.1919, në Tiranë u krijua për herë të parë shkolla e parë e Xhandarmërisë shqiptare, nën kujdesin e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit.Më 1.9.1922 në Kaninë të Vlorës hapet Shkolla e Xhandarmërisë për trupa të xhandarmërisë që pati një jetëgjatësi dy vjeçare deri në vitin 1924. Në fakt ishte shkolla e xhandarmërisë së Tiranës që më 1922-in, u transferua nga Tirana në Vlorë (Kaninë) dhe destinacioni i saj u kthye vetëm për përgatitjen e xhandarëve. Kjo shkollë në qytetin e Vlorës, funksionoi deri në qershorin e vitit 1924, kur ndodhi Kryengritja e Qershorit 1924. Në aspektin plotësisht profesional të strukturave policore shqiptare datojnë 21 maj 1938, si data e fillimit të kursit të parë policor me 100 kadetë. Fati i kursit njëvjeçar të policimit në Shqipëri “u shkrua”, bashkë me pushtimin e 7.4.1939, sepse për realizimin e arsimimit dhe trajinimeve të policisë shqiptare u dërguan për studime në “Shkollën e Policisë” në Caserta të Italisë një grup prej 100 studentësh të emërtuar: “I-Corso Allievi Albanesi” në “Scuola Di Polizia-Caserata”. Paslufta e Dytë Botërore nga viti 1945 deri 1971 pati përpjekje të shumta për ta ringritur arsimimin policor, të sigurisë së brendshme dhe të kufirit me pikëpamjet e veçoritë kohës.

Shkolla e policisë filloi të funksionojë më 1.9.1946, në Sauk të Tiranës, me mësimdhënës që vinin nga formacionet partizane. Më 1951u hapen kurset profesionale, një vjeçar për oficerë dhe nënoficerë policie, që synonin krijimin dhe zhvillimin e përgatitjes profesionale policore. Më datën 20.01.1954, krijohet për herë të parë “Shkolla e Bashkuar e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, që ishte një shkallë më lartë për nga profesionalizmi dhe me programe sipas përvojës së shkollës lindore, me të cilën vendi kishte marrëdhënie të ngushtë për kohën, ku ideologjia e rregjimit kishte përparësi si në të gjitha shkollat e tjera në Shqipëri, ndërsa arsimimi zgjaste nga një deri në dy vite.

Arsimi i Lartë Policor në Shqipëri fillon me VKM nr. 184 datë 20.12.1971, ku u vendos krijimi i Shkollës së Lartë 3 vjeçare të Ministrisë Punëve të Brendshme. Hapja e Shkollës së Lartë dhe fillimi i zhvillimit të programeve të rregullta mësimore u bë  në shtator 1972. Kjo shkollë u përfshi në sistemin e lartë arsimor policor me kohëzgjatje 2 vjet me shkëputje nga puna dhe 1 vit stazh në organet policore vendore, ku pas përfundimit të stazhit dhe diplomimit, studenti titullohej “Oficer policie”.

Në dhjetor 1972 me VKM u miratuan edhe kriteret rigoroze të pranimit në këtë shkollë, ndërkohë që aktiviteti si shkollë e policimit shqiptar ka vijuar për 52 vite, me mision të pandryshueshëm “Akademia e Rendit Publik”, “Akademia e Policisë”, Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari”, Akademia e Sigurisë. Me vendim të Këshillit të Mbrojtjes, nr. 2 dt 16.2.1982, “Për ngritjen e mëtejshme të punës mësimore edukative të shkollave ushtarake”, Shkolla e Lartë e MPB-së merr një fizionomi të re, me program të plotë trevjecar, ndërsa më shtator 1984, Shkolla e Saukut u përfshi në një proces ndryshimi të programeve mësimore, kërkimit shkencor, trupit pedagogjik e bazës didaktike. Shkolla ishte 4 vjeçare me shkëputje nga puna dhe 5 vjeçare me shkëputje nga puna. Me VKM nr. 281, dt, 2.6.2000, Shkolla emërohet “Akademia e Policisë”. Në gusht 2005, me mbështetje të programit ICITAP dhe PAMECA, filloi procesi i reformimit të edukimit dhe trajnimit policor shqiptar, në shtator 2006 fillon programi i parë për trajnimin bazë policor (Shkollimi Bazë Policor), edhe pse Shkollimi bazë fillimisht daton në vitin 1986. Në vitin akademik 2004-2005, kursi i parë i studimeve kishte rreth njëqind studentë.

Rihapja e Akademisë së Sigurisë në vitin 2015 dhe konceptimi i saj strukturor, infrastrukturor e në kurrikula si institucion i arsimit të lartë publik me programe ku ndërthuren arsimimi bazë policor me trajnimet kualifikimet institucionale dhe arsimimi i lartë në të tre ciklet sipas Kartës së Bolonjës. Kjo shënonë një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit për të avancuar procesin e eliminimit të mangësive në fushën e arsimimit dhe edukimit profesional policor, shkaktuar nga ndërprerja e studimeve të larta për rendin dhe sigurinë publike, por padyshim do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e bashkëpunimit me institucionet e tjera arsimore publike dhe jo publike, brenda dhe jashtë vendit, në funksion të mbështetjes së Policisë së Shtetit për një vendimarrje eficente në ushtrimin e veprimtarisë së saj dhe rritjen e sigurisë në vend.

Statusi i veçantë i Akademisë së Sigurisë më 28.10.2020 me VKM nr.881, nuk i jep privilegje Akademisë së Sigurisë por e vesh atë me përgjegjësi dhe me obligime bashkëkohore si, “institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike”, që ofron programe për formimin, specializimin, kualifikimin dhe trajnimin, në të gjitha nivelet, të punonjësve në uniformë e civilë të institucioneve. Akademia e Sigurisë në 50 vjet (1971-2021) ka diplomuar/certifikuar 5283 oficerë nga të cilët 4770 meshkuj (90.298%) dhe 513 femra (9.710%); ndërsa në Kolegjin Profesional Policor ka certifikuar 10655 kursantë që kanë shërbyer e shërbejnë në Policinë e Shtetit.

 

Sfida e reformës për cilësi të Arsimit të Lartë për Akademinë e Sigurisë

Sfida e cilësisë së arsimimit në Shqipëri është një proces i domosdoshëm, përfshi edhe arsimimin e lartë policor shqiptar. Qëllimi i përgjithshëm i Rishqyrtimit Institucional të AS-së synonte vlerësimin e shkallës së përmbushjes së Standardeve të Cilësisë të Arsimit Policor shqiptar. Rishqyrtimi Institucional ishte një proces diagnostikues të të gjithë aktivitetit në pesë fushat themelore që shqyrton Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Raportet mbi rezultatet e rishqyrtimit shërbejnë jo vetëm për akreditimin institucional bazuar në masën se sa Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përmbush standardet, por gjithashtu do të informojë IAL-et, MASR që ka publikuar standardet dhe stafet pedagogjike si dhe studentët/kursantët/ në AS që janë në udhën e përmbushjes së cilësisë e performancës akademike, për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut për sigurinë publike dhe rendin në vendin tonë. Raporti ndihmon në identifikimin e prioriteteve të gjithë aspekteve që lidhen me arsimin e lartë në radhë të parë me cilësinë si dhe mënyrat se si mbështetet të mësuarit aktiv.

Standardet e Cilësisë të Shtetit Shqiptar janë grupuar në pesë tituj ose fusha të Vlerësimit: Organizimi dhe Menaxhimi; Burimet: Kurrikula; Mësimdhënia, të Mësuarit, Vlerësimi dhe Kërkimi: dhe Studentët dhe mbështetja e tyre. Raporti identifikon tipare të praktikave të mira, rekomandime, pohime për veprimet në proces dhe dobësitë për secilën Fushë të Vlerësimit, së bashku me një gjykim mbi formatin e përmbushjes së standardeve. Gjykimet e shqyrtuesve përmblidhen: standardet janë plotësuar plotësisht; standardet janë përmbushur kryesisht; standardet janë përmbushur pjesërisht; ose standardet nuk janë përmbushur. Akademia e Sigurisë si IAL që akreditohet për herë të parë me njësi kryesore: Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit dhe Kolegji Profesional i Formimit Policor, ka të njohur aktin zyrtar të hapjes/licensimit: sipas VKM-së nr. 185, datë 25.02.2015, dotë kur u krijua Akademia e Sigurisë, si përgjegjëse për edukimin dhe trajnimin e punonjësve të strukturave të tjera të sigurisë në vend.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm mori në shqyrtim dokumentacionin e Vetëvlerësimit të përgatitur nga gjithë strukturat e Akademisë së Sigurisë, me tetë dosje me rreth 6000 faqe përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës ku vetë Akademia e Sigurisë kishte paraqitur pikat e forta dhe të dobëta si pjesë e ndihmesës dhe kontributit për ti bërë “autopsi” sistemit arsimor akademik policor në Shqipëri. Përgatitja dokumentare për akreditimin filloi nën drejtimin e ish-Rektorit të AS-së Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj që në fillim të 2022. Pas datës18 maj 2022 ky proces u përmbush dhe finalizua plotësisht nga Rektori i AS-së Drejtues i Lartë Prof. Dr. Ilirjan Mandro, ndërsa grupi qendror i vlerësimit të Brendshëm ka qenë përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Qetsor Orhan, Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, Dr. Albert Hitoaliaj, Dr. Fjorida Ballauri, drejtues Konstandin Naço, studentë Kadife Muça, student Besmir Rexha (sipas Urdhërit të Rektorit të AS-së nr. 112/2 dt.20.06.2022). Faktikisht tendenca për akreditimin ka pasur edhe në vitin 2004 dhe 2016, por që procesi akreditues i këtyre viteve nuk u finalizua. Kryekomisar Arjan Zoto ka qenë koordinatori që ndoqi “step by step” procesin deri në akreditim. Por nga ana tjetër në AS në të gjithë strukturat vartëse përkushtimi dhe angazhimi ishte i prekshëm dhe i matshëm përmes dosjeve të punës që u përgatitën në nivel cilësor në çdo sektor të AS-së, që mund të përmendim: Xhavit Shala, Gentjan Shehaj, Mendi Çanga, Ahmet Matoshi, Mithat Tola, Shipe Bazaj, Hamza Bodlli, Adriatik Ago, Saimir Muça, Adrian Çipa, Ilia Nasi, Fuat Korçari, Ledjana Shehu, Gjon Vorfi, Luiza Filaj, Edmond Fixha, Fisnik Ziçishti, Hatixhe Dulellari, Andi Osmani, që të gjithë shefat dhe pedagogët në FSH dhe në KPFP, që ishin baza e dokumenteve të përllogaritura që nga viti 2015. Vetëm QKSHP-ja në Akademi përgatiti rreth 1080 faqe dokumentacion. Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të ASCAL-it analizuan raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit, rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional, procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL-i si dhe komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi. Vetë AS-ja me Grupin e vlerësimit të Brendshëm u bë furnizuesja dhe bashkëpunuesja e parë duke i ofruar GVJ-jë gjithcka, përfshi pikat e forta dhe të dobëta të institucionit, duke e parë me sy kritik dhe duke skanuar veprimtarinë tërësore të saj.

Në fund të këtij procesi u konstatua se procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces, vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion, raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues, rezultatet e vlerësimit të akreditimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion; rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin e AS-së, rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”. Një aspekt shumë i rëndësishëm është vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për Akademinë e Sigurisë është pozitiv, me fare pak mangësi sikurse janë mungesa e një sistemi të brendshëm të menaxhimit, të pavaruar nga sistemi informatik i policisë së shtetit si dhe mbështetje e ulët financiare në kuadër të projekteve kërkimore shkencore, publikimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca.

Bordi i Akreditimit për Akademinë e Sigurisë ka bërë vlerësimin përfundimtar pozitiv për Akademinë e Sigurisë,me akreditim institucional me kohëzgjatjen prej pesë vite deri më 26.01.2028, por sigurisht me disa rekomandime. Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 07, datë 27.1.2023, për Akademinë e Sigurisë”, janë si vijon: “AS-ja të krijojë e verë në përdorim të studentëve një sistem informatik të dedikuar për menaxhimin akademik të institucionit, i pa varuar nga sistemi informatik i Policisë së Shtetit, ku studentët të kenë akses në programet e studimit, syllabuset, etj.; AS-ja të rrisë mbështetjen financiare për personelin akademik, në kuadër të projekteve kërkimore shkencore, publikimeve të librave shkollorë, si dhe pjesëmarrjes në konferenca; AS-ja të promovojë më tej mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik; si dhe të marrë masa për rritjen e gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar, ALUMNI si edhe të rrisë bashkëpunimin me ta. Të gjitha këto të marra së bashku në përmbushje të tyre do të rrisë cilësinë dhe standardet për garantim të rendit dhe sigurisë në të ardhmen. Ndërkohë që Akademia e Sigurisë ka kryer bashkëpunime shkencore me organizata ndërkombëtare globale si: BE, OSBE, NATO, OBSH, por dhe me misione bashkëpunimi policor si PAMECA, FRONTEX, MAPE, ICITAP, CEPOL etj.

 

Udhëtimi një vjeçar i Akademisë së Sigurisë drejt akreditimit (2022-2023)

Akademia e Sigurisë u përgatit për procesin akreditues me seriozitet maksimal duke shpalosur një ndër vetitë e saj të disiplinës akademike duke paraqitur dhe prezantuar në kohë: “Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës; dhe dokumentacionin shtesë; Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e ASCAL-it dhe atyre në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm; Mangësitë e evidentuara dhe rekomandimet e lëna nga vlerësimi i jashtëm; Procedura e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL gjeti një komunikim Institucional në kuadër të këtij procesi, që ju përgjigj plot përgjegjshmëri këtij procesi certifikues dhe akreditues”. Akademia e Sigurisë e ka vlerësuar procesin akreditues si çështje jetike e cilësisë në arsimimin e lartë policor dhe krejt procesin e Akreditimit si plotësim specifik të standardeve institucionale për produktin, procesin, sistemin organizues e menaxhues, burimet, kurrikulat, mësimdhënien, mësimnxënien, kërkimin shkencor, standardet studentore e deri tek demonstrimi formal i kompetencës së institucionit të AS-së. Bashkëpunimi dhe koperimi institucional bëri që nga ana e AS-së në gati një vit të përgatiteshin dhjetra dokumente seriozë në gjuhën shqip dhe anglisht në funksion të akreditimit institucional si dhe organizimin e gjithë takimeve të kërkuara me ekipin e shqyrtimit dokumentar të vlerësimit të Jashtëm të ASCAL-it.

Për të krijuar një panoramë sa më të qartë mbi dokumentacionin e përgatitur nga AS-së dhe hapat e ndërmarrë nga stafi akademik i FSH-së e KPFP-së paraqiten në këtë tabelë:

nr No. i dokumentave të të dhënave të Akademisë së Sigurisë
1. Deklarata mbi vërtetësinë e informacionit (shqip) në Akademinë e Sigurisë
2. Të dhëna të përgjithshme për Akademinë e Sigurisë (standard)
3. Raport Vetëvlerësimi institucional për Akademinë e Sigurisë
4. RVB në gjuhën shqipe (Dokument vetë-vlerësimi në gjuhën shqip dhe anglisht)
5. Statuti i Akademisë së Sigurisë i miratuar nga MASR-i.
6. Rregullore e Brendshme e Akademisë së Sigurisë miratuar nga Senati Akademik i AS-së
7. Rregullore të Vlerësimit e Akademisë së Sigurisë
8. Rregullore të Senatit Akademik e Akademisë së Sigurisë
9. Kodi i Etikës të Akademisë së Sigurisë dhe dosja dokumentave e tij
10. Plan Veprimi i IAL të Akademisë së Sigurisë
11. Urdhër i Rektorit për procesin e akreditimit (shqip) institucional
12. Fusha1. Politikat dhe procedurat e Sigurimit të Cilësisë  (shqip) në AS
13. Politikat dhe procedurat e informimit publik (shqip)
14. Strategjia e Zhvillimit Institucional të Akademisë së Sigurisë (shqip)
15. Strategjia për Kërkimin shkencor projektet dhe inovacionin (shqip)
16 Marrëveshje bashkëpunimi: shembuj për AS-në, FSH-në, KPFP-në
17. Struktura organizative e Akademisë së Sigurisë dhe tabela përkatëse
18. Struktura e shpërndarjes së stafit akademik në njësitë akademike të FSH-së dhe KPFP-së.
19. Lista e studentëve që studiojnë jashtë shtetit ose që kanë studjuar jashtë vendit
20. Raport vetvlerësimi për vitet nga 2015-2022 për Akademinë e Sigurisë (shqip)
21. Miratimi i kuotave për programet e studimit (shqip) në FSM
22. Katalogu i programeve institucionale (shqip) në AFA
23. Katalogu i programeve të studimit (shqip) në AFA
24. Katalogu i kurseve që zhvillon Akademia e Sigurisë
25. Politikat dhe procedurat e menaxhimit të burimeve njerëzore në AS.
26. Treguesit kryesorë të performancës së stafit akademik në AS.
27. Politikat dhe procedurat e menaxhimit financiar për ndarjen, kontrollin e buxhetit dhe auditimin në AS nga ana e audituesve të Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit.
28. Sistemet e informacionit për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien në FSH
29. Sistemet e informacionit për të mbështetur menaxhimin institucional në AS.
30. Politikat e menaxhimit të informacionit dhe procedurat në AS
31. Politikat e menaxhimit për akomodimin dhe burimet e tjera fizike në AS.
32. Udhëzimi “Për kriteret e përzgjedhjes së personelit Pedagogjik” (shqip) në AS.
33. Plani vjetor i arsimimit/ trajnimit të personelit (shqip) në AS.
34. Përmbledhje e planifikimit të investimit financiar të institucionit të AS-së
35. Grafiku i organizimit të menaxhimit të institucionit në Akademinë e Sigurisë.
36. Fusha 3. Kurrikula në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
37. Shembuj të planeve dhe programeve të studimit për ciklet studimore 1, 2 dhe 3 për çdo fakultet (FSH– Së dhe KPFP-së në Akademinë e Sigurisë).
38. Shembuj të plane e programe të studimit për ciklin I për FSH, KPFPt, përfshirë prog.mësimore në AS
39. Shembuj të plane e programe të studimit për kurset në fakultet, përfshirë prog.mësimore në AS
40. Shembuj të plane e programe të studimit për trajnimet në fakultet, e Kolegj përfshirë prog.mësimore në AS
41. Procedurat për mbështetjen dhe përmirësimin e programeve të studimit në AS.
42. Shembuj të raporteve të vlerësimit (shqip) në AS
43. Shembuj të raporteve të vlerësimeve periodike të programeve të studimit në AS
44. Politika e krediteve për të nxënit, dok. Shqiptar për Akademinë e Sigurisë
45. Udhëzim për normat e ngarkesës mësimore (shqip) në Akademinë e Sigurisë
46. Procedurat për mbështetjen dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në AS.
47. Fusha 4. Mësimdhënia, të nxënit, vlerësimi dhe puna kërkimore në AS.
48. Profili i trajnimit të stafit për programet e ciklit 1 dhe 2 në çdo fakultet (FSH në AS)
49. Politikat e vlerësimit të studentëve dhe rregulloret akademike të programeve në AS.
50. Politikat e trajtimit të ankesave në Akademinë e Sigurisë(shqip).
51. Shembuj të evidencave të komisioneve (shqip) në AS.
52. Prioritetet e punës kërkimore dhe politikat me shembuj të zbatimit në nivel fakulteti / institucioni
53. Raporti i fundit i vlerësimit të kërkimit shkencor në Akademinë e Sigurisë.
54. Politika ose qasja e stafit dhe mobiliteti i studentëve në Akademinë e Sigurisë
55. Procedurat për të mbështetur dhe përmirësuar cilësinë e mësimdhënies në AS.
56. Koncepti i arsimimit policor shqiptar dhe dokumentacioni i ardhur për politikat dhe konceptet nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
57. Pyetsor (shqip) në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit në Akademinë e Sigurisë
58. Fusha 5 Studentët dhe mbështetja e tyre në Akademinë e Sigurisë
59 Këshillimi i studentëve, udhëzuesi akademik i studentëve, mbështetja dhe monitorimi në AS.
60. Ndihma dhënë studentëve për karrierën, punësimin dhe qasjet e ndryshme të konsultimit në AS.
61. Manuali i studentëve në Akademinë e Sigurisë
62. Statistikat e stuentëve, treguesit kyç të performances në Akademinë e Sigurisë
63. Anëtarësimi dhe përfaqësimi i studentëve në organizatat e institucioneve të arsimit të lartë
64. Vëzhgimi i stafit pedagogjik të AS-së dhe dokumentimi i performances akademike
65. Vëzhgimi i studentëve/akademistëve në FSH-së.
66. Shembuj të proces verbaleve të mbledhjeve që zhvillohen në organet kolegjale të AS-së
67. A. Senati akademik i AS-së
68. B. Rektorati i Akademisë së Sigurisë
69. C. Dekanati  i FSH-së
70. D. Këshilli i Etikës i AS-së
71. E. Asambleja Akademike (shqip) i AS-së
72. F.Bordi i administrimit i AS-së
73. G. Bordi i ekuivalentimit i Akademisë së Sigurisë
74. Shembuj të pyetsorëve për stafin dhe studentët uke përfshirë përgjigjet për shqetësimet
75. Kompetencat dhe atributet e Departamenteve në dy njësitë bazë të Akademisë së Sigurisë
76. Përmbledhje e dokumentave të të dhënave në shqip në AS.
77. Orari i takimeve 2022- 2023 të Bordeve, Këshillit dhe komisioneve në AS.
78. Strategjia e Zhvillimit të Institucionit të AS-së
79. Raporti vjetor i dërguar në MAS (shqip) nga ana e Akademia e Sigurisë
80. Përshkrimi i punës për Shefin e Departamentit/ mësuesin kujdestar në FSH në AS.
81. Marrëveshjet me institucionet e jashtme- me Universitetin e Tiranës dhe institucione të tjera AL.
82. Marrëveshja ndërmjet MB/PSH së Shqipërisë dhe Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës
83. Lista e aktiviteteve të integrimit social të stafit dhe studentëve të AS-së
84. Procedurat për hartimin dhe miratimin e buxhetit të AS-së
85. Procedurat e menaxhimit dhe auditimit të AS-së
86. Pyetësor mbi infrastrukturën dhe ambjentet në AS-së
87. Fletëpalosje informuese për aktivitetin e AS-në
88. Kopje e planit të trajnimit të stafit të AS-së
90. Shembull vlerësimit të performancës për stafin akademik në FSH-së dhe të KPFP-së.
91. Dokument shembull i vlerësimit mujor në FSH-së
93. Procedurat për progresin e studentëve nga cikli i parë i studimeve tek i dyti
94. Qartësimi i planifikimit dhe menaxhimi i punës kërkimore shkencore (shqip)
95. Kopje e AS-së për Planin e Punës Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë.
96. Shembuj të punëve kërkimore të bëra me institutet partner (shqip)
97. Shembuj të publikimeve nga stafi mësimor i AS-së
98. Të dhënat e përgjithëshme të Akademisë së Sigurisë”
99. Programet vjetore, prioritetet e punës kërkimore shkencore dhe politikat me shembuj të zbatimit në nivel të FSH-së, QKSH-së; (Strategjia e zhvillimore e AS-së).
100. Raporti i fundit i vlerësimit të kërkimit shkencor (gjithëpërfshirës për aktivitetin e QKSH-së 2015-2022), në AS.
101. Qartësimi i planifikimit dhe menaxhimit i punës kërkimore shkencore shembuj në (shqip),
102. Kopje e planit të punës kërkimore shkencore për strategjinë e zhvillimit institucional
103. Shembuj të punëve kërkimore shkencore të bëra me institutet partnere (shqip),
104. Diploma dhe suplementet e programeve të diplomave; profili i arritjeve në Akademi e Sigurisë.
105. Shembuj të programeve të studimit duke përfshirë:
106. 1. Kurrikulën dhe përmbajtjen e subjektit në Akademinë e Sigurisë
107. 2. Modelin e programit mësimor në FSH-së (Akademia e Sigurisë).
108. 3. Kualifikimi i stafit akademik që jep kurrikulën; (Akademia e Sigurisë).
109. Propozimet për programet e reja dhe procedurat e pranimit në Akademinë e Sigurisë
110. Përshkrimi i menaxhimit të apelimit dhe ankesave
111. Lista e vendeve të diplomuarve për dy vitet paraardhëse ose formulimi i llojit të punës (shqip)
112. Shembuj të publikimeve nga stafi mësimor (FSH) dhe kërkimi shkencor i AS-së.
113. Dokumenti mbi një shembull i një dokumenti teorik në një revistë shkencore, revistës “Policimi dhe Siguria” (shqip).
114. Plani i aktiviteteve të departamentit shkencor të punëve kërkimore dhe mënyra e realizimit
115. Një shembull i një dokumenti teorik në një revistë shkencore (shqip) në AS
116. Politika për regjistrimin e grupeve të pakicave dhe grupeve sociale të margjinalizuara në AS
117. Program orientimi për studentët e rinj në Akademinë e Sigurisë(shqip)
118. Lista e ciklit të parë të studimeve dhe studentët që studiojnë aktualisht në AS.
119. Lista e stafit aktual nga departamentet në FSH-së dhe KPFP-së.
120. Manuali i standardizuar i cilwsisw pwr Akademinw e Sigurisw.
121. Plani i përkohshëm për përmirësimin e ndërtimeve dhe infrastrukturës në AS
122. Shembuj të kurrikulave  të programeve të studimit në Akademinë e Sigurisë në AS
123. Marrja e kontaktit të dpd në muze dhe diskutime në mbështetjen e mësimdhënies në AS
124. Deklarata e ekuivalencës së titujve akademikë, sipas VKM-së nr.881 datë 28.10.2020 (stat. veçantë)
125. Organizimi i Takimeve -takimi 1, me kordinatorin, ekipet e përc, Dekani i FSH-së e shef.Dep.
126. M2 – Organizimi i takimeve -takimi 2; me rektorin e AS-së.
127. M3- Organizimi i takimeve -takimi 3; me stafin me grada të larta në AS.
128. M4- Organizimi i takimeve -takimi 4; me studentët në AS.
129. M5- Organizimi i takimeve -takimi 5; me stafin akademik të FSH, në Akademinë e Sigurisë.
130. M6- Organizimi i takimeve -takimi 6; me stafin mbështetës të AS-së.

Për të pesë fushat e akreditimit dhe më konkretisht: Për fushën e parë, “Akademia e Sigurisë e ka të garantuar me ligj autonominë e funksionimit të saj si IAL”, garantohet nëpërmjet 11 standardeve, ku konkludohet se: “Akademia e Sigurisë e ka të garantuar me ligj autonominë e funksionimit të saj si IAL”. Për fushën e dytë: “Burimet dhe partneriteti”, garantohet nëpërmjet realizimit të 22 standardeve. për fushën e tretë: “ programet e studimit, mësimdhënia dhe vlerësimi”, garantohet nëpërmjet 21 standardeve. Për fushën e katërt: “Aktiviteti shkencor dhe inovacioni”, garantohet nëpërmjet 17 standardeve. Për fushën e fundit dhe të pestë: “Studentët dhe mbështeja e tyre”, garantohet nëpërmjet 9 standardeve, që në plan të përgjithshëm AS-ja plotëson në total të tetëdhjetë standardeve.

 

Cilësi akademike dhe rekomandime të bordit të Akreditimit

Nuk ka IAL në vendin tonë që nuk ka marrë detyra e rekomandime nga Bordi i Akreditimit (ASCAL) për të rritur më tej cilësinë dhe performancën akademike. Kështu në fund të Vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 7, datë 27.1.2023 të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Akademia e Sigurisë si IAL, duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit të jashtëm, të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit nga ana e tij:

(1). Akademia e Sigurisë si IAL të krijojë e verë në përdorim të studentëve një sistem informatik të dedikuar për menaxhimin akademik të institucionit, i pa varuar nga sistemi informatik i Policisë së Shtetit, ku studentët të kenë akses në programet e studimit, syllabuset, etj.; (2) Akademia e Sigurisë të rrisë mbështetjen financiare për personelin akademik, në kuadër të projekteve kërkimore shkencore, publikimeve të librave shkollorë, si dhe pjesëmarrjes në konferenca; (3). Akademia e Sigurisë të promovojë më tej mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik; (4). Akademia e Sigurisë të marrë masa për rritjen e gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar si edhe të rrisë bashkëpunimin me ta”. Pra janë katër rekomandime të mirëmenduara që mund e duhet që sipas rekomandimit, brenda gjashtë muajve nga dalja e këtij vendimi, Akademia e Sigurisë të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sepse përgjegjësia e ASCAL-it bën edhe ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në Bordin e Akreditimit brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit të IAL të arsimimit policor shqiptar.

Me përmbushjen e këtyre rekomandimeve AFA-ja përmbush sfidën me vetëveten dhe sfidën e një cilësie të garantuar brenda dimensioneve të veprimtarisë së Ligjit Nr. 80/2015, datë 17.9.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Akademia e Sigurisë tashmë me një eksperiencë mbi gjysëmshekullore  në fushën e arsimit të lartë për rendin, policimin e sigurinë publike në tërësi nuk ka pritur përmbushjen e afateve gjashtëmujore për hartimin e Plan Veprimit, por tashmë vetëm disa ditë pas shpalljes së vendimit të Bordit të Administrimit ka përgatitur “Plan veprimi” i posaçëm i Akademisë së Sigurisë, për përmbushjen e rekomandimeve që rrjedhin nga vendimi nr.07. datë 27.01.2023, të lëna nga Bordi i Akreditimit institucional të ASCAL-it”. Për rekomandimin e parë: “Akademia e Sigurisë të krijojë e vërë në përdorim të studentëve një sistem informatik të dedikuar për menaxhimin akademik të institucionit, i pavarur nga sistemi informatik i policisë së shtetit, ku studentët të kenë akses në programet e studimit, syllabuset, etj”, janë parashikuar pesë hapa veprimi; për rekomandimin e dytë janë parashikuar shtatë hapa veprimi deri në hapin e shtatë që është “Mbështetje financiare për mundësimin e pasurimit dhe listimit të librarive online/uebfaqe me interes të mësimdhënies në FSH, KPFP dhe kërkimit shkencor sipas fushës, paraqitja aprovimi e mbështetja financiare si dhe plotësimi me bazë logjistike për ushtrimin e veprimtarisë së mësimdhënëse, kërkimore shkencore dhe publikuese”.

Për rekomandimin e tretë “AS-ja të promovojë më tej mobilitetin e studentëve dhe personelit akademik janë parashikuar tre hapa veprimi. Për rekomandimin e katërt: “AS-ja të marrë masa për rritjen e gjurmueshmërisë së studentëve të diplomuar si edhe të rrisë bashkëpunimin me ta” janë parashikuar tre hapa veprimi, që në total janë parashikuar tetëmbëdhjetë hapa veprimesh. Akademia e Sigurisë në kuadrin e detyrimeve institucionale të lëna nga Bordi i Akreditimit ka filluar angazhimin për të garantuar një mjedis pune të sigurt në të cilin të zhvillohet veprimtaria mësimore dhe kërkimore shkencore bazuar plotësisht në respektimin e LAL, me politika të qarta për mësimdhënien bashkëkohore si dhe në mbledhjen e materialeve, ruajtjen e të dhënave dhe rezultateve të veprimtarisë kërkimore. Synimi është vijimi i bashkëpunimit dhe transparenca për ta ngritur arsimimin policor shqiptar në nivela elitare, rritjen e kapaciteteve të mësimdhënies profesionale të stafit akademik, ngritjen e aftësive individuale dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kapaciteteve mësimdhënëse të personelit akademik në FSH, Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe QKSHP-në. Akademia e Sigurisë aktualisht po bën mundësimin e përgatitjes së një publikimi të veçantë me raportin e vetëvlerësimit të brendshëm të AS-së si dhe anekseve dhe materialeve shtesë në funksion të Akreditimit institucional të Akademisë së Sigurisë, të përfunduar në tetor të vitit 2022 dhe të finalizuar me Vendimin 07, datë 27.01.2023, nga Bordi i Akreditimit të ASCAL-it.

Sfida e ardhshme e AS-së është akreditimi i programeve, që në fakt ka nisur me Programin “Bachelor” për vitin e parë, të dytë dhe të tretë të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit. Por Akademia asnjëherë më parë në rrugëtimin e saj mbi gjysëmshekullor nuk ishte kontrolluar nga një ekip vlerësues i ASCAL-it.

Rezultati ishte i pritshëm: “Akreditim institucional” sikurse institucionet më elitare të arsimit të lartë në vend. Sfidat e së ardhmes së Akademisë së Sigurisë janë ngritja drejt një IAL bashkëkohor të krahasueshëm me vendet më të përparuara të Bashkimit Europian për një sistem arsimimi policor elitar.

Akreditimi akademik i cilësisë është një standard europian i domosdoshëm, i synueshëm dhe i mundshëm. “Akreditimi” nënkupton vërtetim direkt të plotësimit të standardeve specifike nga institucionet për ardhmërinë e produktit të sigurisë së brendshme, për proceset, sistemet, personelin ose ekipet, përfshirë këtu edhe një demonstrim formal të kompetencës së institucionit për të realizuar detyra të caktuara dhe në këtë kuptim, fjala “akreditoj” lidhet me këtë proces konstatimi apo vlerësimi të jashtëm. Publiku shqiptar është jo vetëm i njohur me akreditimin e universiteteve publike, por edhe shumë i ndjeshëm edhe për fushën e studimeve policore në Akademinë e Sigurisë, aktualisht të çertifikuar sikurse janë të certifikuara edhe: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë; Universiteti Fan Noli, Korçë; Universiteti i Arteve; Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; Universiteti Bujqësor i Tiranës; Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër; Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë; Universiteti i Sporteve të Tiranës; Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”; Universiteti Politeknik; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër; Universiteti i Tiranës dhe AFA si institucion homolog i arsimit të lartë i formatit “Akademi”.

Panorama e mjedisit akademik shqiptar, tashmë është publike se ka IAL me standarde të mangëta, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve e Akademive shtetërore është drejt plotësimit të standardizuar, standardit ligjor shqiptar, i referuar për herë të parë sipas standardeve ligjore europiane të cilësisë arsimore. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë është krijuar me vendim të Posaçëm të Këshillit të Ministrave nr.109 datë 15.02.2017, nga riorganizimi i Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë e cila është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave 303 datë 1.7.1999 dhe në mbështetje të ligjit nr.80/2015, për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

ASCAL është i vetmi institucion në vendin tonë që kontrollon dhe vlerëson cilësinë në arsimin e lartë, përfshi edhe “arsimimin policor”, edhe pse ka specifikat e veta. Kjo, duke u mbeshtetur në standardet shtetërore të cilësisë dhe në standardet dhe udhëzimet përkatëse të cilësisë në Hapësirën Europiane dhe atë ndërkombëtare të arsimit të lartë. ASCAL është i pavarur, i paanshëm dhe transparent në kryerjen e veprimtarisë së tij. ASCAL kryen vlerësimin paraprak të cilësisë për IAL-t, njësitë e tyre dhe programet e studimit të cikleve në kuadër të licensimit të tyre si dhe vlerësimin e jashtëm në kuadër të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit. Gjithashtu ASCAL-i kryen vlerësime analitike dhe krahasuese për IAL, programet dhe fushat e studimit me mision të qartë: “Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë përmes vlerësimit të jashtëm, objektiv dhe të pavarur; Ruajtja e standardeve të cilësisë; Promovimi dhe përmirësimi i cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit”. Është hera e parë që Akademia e Sigurisë shqiptare u futën në procesin e akreditimit, ndërkohë që ky proces ka qenë i zakonshëm për universitetet dhe akademitë kudo në botë dhe aktualisht është kther në normalitet edhe në trendin shqiptar të studimeve. Akreditimi institucional, në fakt ka tundur nga themelet gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe i ka vendosur ato përballë legjislacionit dhe sfidës së cilësisë.

Akademia e Sigurisë hyri me koshiencë dhe me vullnetin e saj të lirë në skanerin e akreditimit duke dhënë provat e një institucioni solit, serioz dhe premtues për ardhmërinë edhe më cilësore, për rritjen e besueshmërisë dhe besimit në tërësi tek institucioni i vetëm i arsimimit policor shqiptar. Gjithë IAL në Shqipëri, janë vendosur përballë sfidës së akreditimit, ndërkohë që konkurrenca në “tregun” arsimor midis universiteteve dhe akademive është një nevojë që dikton tregu i punës, por edhe politikat arsimore të kombeve që kërkojnë të ecin përpara drejt stadit bashkëkohor. Ky është thelbi i mesazhit të akreditimit, certifikimit dhe standardizimit. Fakt është se shqetësimi dhe preokupim i gjithë shqiptarëve, lidhur me të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit të vendit, është arsimimi solid. Ai është dhe do të ngelet prioriteti i prioriteteve, kudo ku kërkohet zhvillim e progres, kulturë, arsim të zhvilluar, universitete e akademi cilësore. Arsimi i Lartë është përballë sfidës së standartit cilësor që naksima se si do të jetë arsimimi sot është fytyra e së ardhmes së shoqërisë tashmë është plotësisht e vërtetueshme. Strukturat drejtuese në AS por dhe në Polici të Shtetit, sikurse gjithë Universitetet e Akademitë duhet që të praktikojnë “filtrat”, në mënyrë që produkti të jetë cilësorë, pavarësisht numrit, apo numrit të popullsisë, që aktualisht kanë një raport e proporcion të zhdrejtë. Nevojat e IAL janë gjithmonë në raport me popullsinë, ndërsa për AS-në janë në përputhje me kërkesat e standardizuara. Një Akademi me standartet e kërkuara ligjore, dallohet nga cilësia e stafit akademik; cilësia e studentëve dhe materiali me të cilën punohet, kurrikula mësimore, infrastruktura, mbështetja, kërkimi shkencor etj. IAL duhet të plotësojnë “alfën” e punës: “standardin” për çdo cikël studimi. Platforma e arsimimit është e qartë, që të shkohet drejt konsolidimit akademik për të nxjerrë produkt cilësor dhe të vlefshëm për Policinë e Shtetit dhe shoqërinë në shërbim të sigurisë publike.

AS-ja e akredituar është ballafaquar me standartet ligjore të cilësisë vendase dhe ato europiane. Akreditimi bëri ballafaqimin me situatën aktuale ligjore të institucionit të AS-së si pjesë e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Njohja me vendimin si dhe me raportin është e hapur për mbarë komunitetin dhe tregon se AS-ja e ka kaluar “stekën” në raport me ecurinë e kërkesat e legjislacionit shqiptar, të Kartës së Bolonjës dhe tregu i integruar të Arsimit të Lartë në RSH. “Arsimi i Lartë” ka kërkesa sasiore, e cilësore të matshme, të cilat është e thjeshtë për t’i verifikuar. Akademia e Sigurisë si një institucion i Arsimit të Lartë, duhet të ketë detyrimisht standardet në të larta në çdo qelizë të saj: Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit (FSH), Kolegji Profesional i Formimit Policor (KPFP), Qendra e Kërkimeve Shkencore (QKSH), Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) dhe komisionet institucionale për mbrojtjen e studentëve. Në planin legjislativ Departamentet kanë minimalisht shtatë pedagogë të brendshëm, nga të cilët, tre me tituj e grada shkencore. Kjo është kërkesa ligjislative, por aspekti i kërkesave cilësore provohet praktikisht dhe hapi i parë është akreditimi institucional ndërsa i dyti akreditimi i programeve, që ka filluar mbarë. AS-ja performancën akademike e lidh me produktin që nxjerr dhe mesazhi i akreditimit, është i qartë në rrugën drejt standartizimit.

Në këtë stad AS-ja, me gjithë strukturat e vartësisë e pedagogët janë vendosur në stadin e përgjegjësisë së kualifikimit. Nga ana tjetër pedagogët duhet të marrin vlerësim për punën që bëjnë pas akreditimit sepse akreditimi nuk është një “patericë” mbijetese, por një obligim më i madh që peshon rëndë, është obligim për më shumë, më lartë, më me produktivitet, që kërkon më shumë bashkëpunim edhe më të thellë e më të gjerë në mendim me qëllim që arsimimin policor të ngrihet në stade edhe më bashkëkohore në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe kërkimin shkencor.

Vizioni i Akademisë së Sigurisë është një qasje moderne dhe një konceptim bashkëkohor i arsimimit, trajnimit dhe kualifikimit policor, për një arsimim dhe zhvillim profesional të qëndrueshëm në fushën e policimit dhe sigurisë publike. Këtu përfshihet edhe cikli i dytë dhe i tretë i studimeve me bashkëpunime ndërinstitucionale të arsimit të lartë në Shqipëri e më gjerë. Bazamenti 5 vjecar i akreditimit është hedhur, prandaj edhe pritshmëria është e madhe pasi Akademia e Sigurisë është zotëruese e pasaportës së diturisë dhe vulës së besueshmërisë institucionale.

 

Please follow and like us: