Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Pranverë

Kjo tablo është e piktorit disident polak Wladyslaw Strzeminski, i cili vdiq nga uria në vitin 1952. Piktori i shquar nuk pranoi të bënte asnjë kompromis me regjimin komunist, nuk pranoi metodën aestetike të socrealizmit në art, ndaj e pushuan nga puna si profesor dhe dizajner. Si i papunë, nuk përfitonte tollonat për ushqim. Si invalid i Luftës I Botërore, ku humbi një dorë dhe një këmbë, nuk mund të mbijetonte me punë fizike. Vdiq në rrugë, duke lënë pas veprën e tij të madhe në artet figurative.
akuarel
prilli me gishtat e erës
mollën e trazon
nga trupi i saj i zhveshur
është i dehur
ajo përflaket në mijëra burbuqe
e mezi pret të gjethojë
hiret për t’i fshehur
Please follow and like us: