Albspirit

Media/News/Publishing

VATRA DHE DIELLI PROMOVOJNË VEPRËN E DALIP GRECËS MË 30 PRILL 2023

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli do të promovojnë më 30 prill 2023 veprën e lënë në dorëshkrim nga Dalip Greca, Editori i Diellit (2009-2021). Veprat: “Editorët e Diellit në 110 vite histori” dhe “Editorial” janë botim ekskluziv i Federatës Vatra dhe do të promovohen ditën e Diel më 30 Prill 2023 ora 11 Am në Sallën Iliria pranë Jacobi Hospital në Adresë: 1400 Pelham Pkwy S, Bronx, NY 10461 (Salla e Amfiteatrit).

Ftohet mbarë komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat, miqtë, bashkëpunëtorë dhe të njohur të Dalip Grecës që të marrin pjesë.

Në promovim do të flasin rreth veprës publicistike dhe atdhetare të Dalip Grecës: Sokol Paja, Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Dr.Paulin Marku, Agim Rexhaj, Idriz Lamaj, Nazo Veliu dhe Dorjan Greca.

Please follow and like us: