Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Antikombëtarët e veshur në petkun e fondamentalizmit islamik

 

 

Një hoxhë si Mazllam Mazllami, që fyen flamurin tonë kombëtar ,si dhe dëshmorët e Kosovës martire, nuk e ka vendin në Kosovën tonë demokratike, por në ndonjë skutë të Iranit fondamentalist.   Për një qasje të tillë fyese ndaj simbolit tonë  kombëtar,  për nxitje të urrejtjes  ndërfetare nga një  ]ligjërues’ i veshur me petkun fetar, prokuroria  e shtetit duhet të hapi procedurë penale. Njerëz të tillë si ky palo “hoxhë”, të nxitur nga vetë djalli e falangat e Serbisë, promovojnë dhunën, terrorin ndaj mendimit të lirë, qe është i garantuar me kushtetutë,  e që duan ta kthejnë Kosovën  në një vend fondamentalist islamik. Mjaft më! Nuk  janë burgosur njerëz si Adem Demaçi  për një ditë si kjo, ku fyhen simbolet tona kombëtare, nuk është kjo Kosova e Adem Jasharit, Hashim Thaçit e Ibrahim Rugoves, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës!

Shqiptar, mos rri po zgjohu!

Antikombëtarët e veshur në petkun e fondamentalizmit islamik, janë gërryesit e  shtetit dhe atdheut! Përkulemi para gjithë të rënëve për atdhe, liri e demokraci!

Pafundësisht mirënjohes UÇK-së, SHBA-së dhe BE -së!

Kosova si gjithë Europa!

Please follow and like us: