Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB ORGANIZON KONFERENCËN KOMBËTARE TË ARKITEKTURËS

20 Prill 2023

Si çdo vit tjetër, Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës i Kolegjit AAB do të organizoj Festivalin e Arteve dhe Arkitekturës (PAAF 2023). Ky festival do manifestoj dhe promovoj punën e këtyre fakulteteve, ndërsa në kuadër të tij do të mbahet edhe Konferenca Kombëtare e Arkitekturës, e organizuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dhe Fakultetit të Arkitekturës së Kolegjit AAB.

Kjo konferencë do të shtjelloj temën “Arkitekti dhe Arkitektura në kontekstin kohë”, me një këndvështrim tematik shumëdimensional në këtë dicipliinë.

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 30 prill 2023

Email: archikomb@aab-edu.net

Qëllimi i konferencës fokusohet në trajtimin e temave të caktuara në nivel kombëtar, në shtresime të ndryshme kohore. Rithirrja dhe studimi në dimension bashkëkohor, hap mundësi të ridefinimit të temave të interesit, si:

  • identiteti arkitektural dhe urban,
  • kultura dhe arkitektura,
  • roli i arkitektit,
  • trashëgimia,
  • politika dhe arkitektura,
  • ndikimet e globalizmit,
  • arkitektura dhe teknologjia,
  • arkitektura dhe qëndrueshmëria.

Lokacioni:

  • 30 Maj 2023, Teatri AAB, Prishtinë
  • 31 Maj 2023, Prizren

Kolegji AAB organizon Konferencën Kombëtare të Arkitekturës

Please follow and like us: