Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Miku i mirë me shokë shumë!

“Shkëmbimi i interakcioneve të njerëzve në frekuenca të njëjta energjetike, duke shkëmbyer energjitë e ndërsjellta, krijon sinergji që prodhon inovacion”, Dr. Vlora Obertinca
A e keni vërejtur se, kur dy njerëz apo më shumë të fushave të njëjta bëhen bashkë, ata kënaqen duke bërë bisedë me njëri – tjetrin. Bashkimi i këtyre njerëzve shpeshherë rezulton në gjetjen e ideve të reja bashkëpunuese e madje deri te zbulime të caktuara shkencore.
Në ndërdije mund të mos e dinë që, janë në frekuenca të njëjta energjetike dhe komunikimi është ideal, meqë rreth vetes së tyre ata krijojnë një fushë të madhe elektromagnetike që i ndërlidh ata me frekuenca të njëjta të vetëdijes kolektive.
Sa mirë do ishte sikur të jemi gjithmonë mendje hapur dhe të krijojmë sa më shumē ura të reja bashkëpunimi brenda dhe jashtë shtetit tonë.
Kështu kanë lindur në të kaluarën ide të spikatura për ta forcuar komunikimin global, si bie fjala krijimi i Google, Youtube, Pay Pal, Netfix dhe shumë të tjera.
Ashtu siç i kanë hapur dyert e mirëseardhjes për ne, shumë popuj miq gjatë kohërave të vështira, duhet të jemi gjithmonë mirënjohës dhe të jemi aty për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi për të mirat e ndërsjellëta si popuj, si shtete, si shoqëri dhe mbi të gjitha si njerëz humanë që jetojmë dhe frymojmë në planetin e njëjtë.
Miku i mirë me shokë shumē!

Please follow and like us: