Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB MBËSHTET FINANCIARISHT TRE PROJEKTE STUDENTORE

28 Prill 2023

Pas thirrjes së hapur për aplikim në projektet studentore, Kolegji AAB do mbështes financiarisht tre projekte, ku fitues dolën Fakulteti i Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. Prorektori për Financa i Kolegjit AAB, Gëzim Shabani ka nënshkruar marrëveshjet për implementimin e projekteve.

Projektet fituese janë si vijon:

  • Fakulteti i Psikologjisë – Le të flasim për shëndetin mendor/ Ndryshimi i qasjes, ndryshimi i jetës (studente udhëheqëse: Marigona Shala me mentore Afërdita Ahmeti)
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – Mjedis i përshtatshëm pa bullizëm për fëmijët në kopshte (studente udhëheqëse: Valbonë Valiqi me mentore Violeta Buza)
  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Ndërgjegjësimi i nxënësve për rreziqet dhe kërcënimet kibernetike (student udhëheqës: Erion Shahini me mentor Ardian Isufi)

I tërë procesi i thirrjes për aplikim në këto projekte studentore, deri në zgjedhjen e fituesve ka qenë i udhëhequr nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve e Kolegjit AAB.

Kolegji AAB mbështet financiarisht tre projekte studentore

Please follow and like us: