Albspirit

Media/News/Publishing

Eqerem Canaj: In memoriam, Naum Prifti!

 Të nderuar pjesëmarrës, si dhe drejtues të këtij eventi mbresëlënës, në thelb të të cilit tundon aktualisht jetë – vepra e personalitetit të letrave shqipe, shkrimtarit Naum Prifti.

Në këtë shkrim të shkurtër nuk jam orvatur të bëj ndonjë analizë filozofike të veprës letrare si tashëgimëni, por as si histori bëmash e bëmatari, thjesht, t’ju shpjegoj mbi njohjen e ndërsjelltë, veçoritë individuale të karakterit, si dhe devacionin e tij, qëlidhej me idenë e ndihmesës së talenteve të reja nëletërsi, ku bëhet fjalë për vitet 70, afërsisht këtu e 50 vite mëparë, kur unë përjetoja aventurën e adoloshentit.

Shpesh kam përdorur sloganin “mua mëka bërë shkrimtar Sh.Musaraj,D. Agolli dhe N.Prifti”, kuptuar qartë, s’kemi të bëjmë si marrëdhënie e fëmijës me mësuesen, por krejt ndryshe.Dhe këtë e kupton mirë, ai që e përheq.Pra, kemi të bëjmë me mbështetjen morale, që, i jepet të riut, ose thënë mëshkoqur, nëse shkrimet e përfolura të individit, akanë sy drite?! Dhe mendoj, Naum Prifti, me sjelljen e tij, ishte i tillë që të jepte shpresë, të vinte në punë mbarësie.

Në vitin 1977 (që është datëlindja e botimeve të mia), kur unë kisha botuar në “Nëntori 6” vjershën e gjatë “Labi i vogël”, kushtuar H. Xhelos e isha lavdëruar nga Shefqet Musdarajit,një paradite vjeshte në hotel “Dajti”, ai më prezantoi me shkrimtarin Naum Prifti, fytyrëqetë, i ngadaltë në fjalë emendime.Dhe bindës, ku, nga takimet e vazhdimësisë,do të përjetonim një miqësi shkrimtarësh si të barabartë… Në prill të vitit 1978,në revistën “Nëntori 4” botova sërish vjershën “Trimi i kësaj toke”, kushtuar heronjve të Luftës së 1920… Shkrimtari virtyoz, N. Prifti vjen në Vlorë, në një takim tek “Sheshi i Flamurit”, ku kaluammbasditen në bregdet, “Uji i Ftohtë”. Unë kisha nisur aventurën për botimin e romanit “Njeriu me nofulla të hekurta”, i cili u botua gati pas 30 vjetësh. Dua të theksoj se, Naum Prifti, sa njerëzor ishte në marrëdhënie,aqi rreptë tregohej në punimete shkrimtarëve.Kujtoj porosinë “Mos e anashkalo konfliktin në vepër, por bjeri përmes dhe bëj tëduken qartë cilësitë e heroit letrar”…

Në vitin 1980, unë, mësues në fshatin Mesaplik njoftohem se kërkonin një grup shkrimtarësh në qëndrën e koop. bujqësore. Ishte N. Prifti vetë i tretë. Sipas traditës,i ftova nështëpi,në një darkë fshatarësh, porse kuptova se shkrimtari në fjalë, shprehte kënaqësi, ndonëse pa drita elektrike. Mëkërkoi shkrimet që zhgarrja, i dorëzova poemën “Mesapliku në luginë”, i cili ma botoi, të shkurtuar (fragment), si dhe e shoqëruar me një paraqitje model- botuar në “Zëri i rinisë”, 27 shtator 1980.

Në vitet e demokracisë, shkrimtari N. Prifti, në SHBA, prej andej lidhet me gazetarin Gëzim Llojdia, interesohet për emrin tim, për fatin e një romani të cilin e kishte  redaktuar ai, por i zhdukur… Në gusht tëvitit 2016, shkrimtari N. Prifti, nga SHBA, në Vlorë, në “Ujin e Ftohtë”, bashakarisht në një mbrëmje kujtimesh e mbresashs.

Sot, unë, një individ i veçantë, realizuar 43 botime, prej të cilave 15 romane, ndjej kënaqësinë e respektit nga bashkëqytetarët. Hera – herës, them se më mungon Naumi. Po edhe nuk më mungon se jetë – vepra e tij është e gjallë, konkrete, udhërrëfyese.

Fjala e mbajtur në Akademinë e Shkencave në veprimtarinë solemne kushtuar Naum Priftit., 12 mars 2024.

 

Please follow and like us: