Edmond Kaceli: Armiqtë

Krijuar me IA nga ©Kaceli
Në mëngjez u zunë
Në mesditë u rrahën
Natën u vranë me njëri -tjetrin
Vdiqën…
*
Të nesërmen i varrosën
N’dy varre të ndryshme
N’të njëjtën parcelë
N’të njëjtën varrezë publike
*
Legjenda thotë se të njëtët krimba
korrierë të pabindur, lëvrinin
nga njëri varr tek tjetri…