Kurt Kola: Të njojta n’atë skutë, n’atë errësirë
Shkruar në burgun katakomb Gjirokastër e që më ndoqi hetuesi e dënim pas dënimi… Por kjo qe më e ndëshkuar se unë se 27 vjet pas lirimit tim e shkëputa nga dosja ime, duke i dhënë LIRINË!
N’ atë skutë të njojta!
N’ atë skutë, n’atë errësirë të njojta,
Atje ku mendjet s’na shkuan,
Plot zemra e ndjenja të ftohta,
Djajtë me dhunë na bashkuan.
Të njojta n’atë skutë, n’atë errësirë,
Që nga larg të hyn trishtimi
Ku as Hëna as Dielli s’ ndrijn,
Atje ku i madh sundon mjerimi.
Të njojta ku njerëzit mbulu nga hija e dekës,
Lëvizin si kërma në vetmi.
Ku mizorisht i japin fund jetës,
Atje të njojta o NJERI!
Të njojta n’atë skutë të errët frikësimi,
Ku gjokset rrahen nga koll e coptume,
Kho….kho… për ‘ta është dëfrimi!
Ik, zhduku errësir e erbume!
N’ atë skutë gjith’ zëra lemerie,
Në shtretnit e vdekjes ku viktimat rënkojn,
Ku vdesin e për ‘ta vec xhelati die,
Prindrit as vdekjen as varrin mesojn!
Të njojta nëntokë ku s’jeton as ariu,
Aty ku s’dihet as natë as dita,
Në pranga lidbur si skllevër i shkriu,
Të rinj shqiptarë, djem petrita.
Ah! Shekull i njëzet, shekull skllavërimi.
Ti qofsh i mallkuar, lëmesh ironie,
Plot kthetera e lece gatrrimi,
E mbulove botën me gjak njerëzie!