Natasha Lako: KTHIMI I SKËNDERBEUT
Thesi me pëllumba-1995
Atje në rrugën që s’ishte,
nga qiëlli me sy, nga korbat në duar,
me trok që nuk gjendet, me gjak që nuk ikën,
atje Skënderbeu kishte kohën si thikën.
Atje ishte ulur dhe prehej i lodhur,
lypsarët s’e gjenin, s’i jepnin një krodhë,
e merrnin ta lanin , e kthenin fëmijë,
e zhduknin në gjumë, e gjenin të thinjur.
Atje Skënderbeu i çarë, i prishur,
me pendën dhe bojën e ëngjëllit të grishur,
pazmore vitrinash dhe kuajsh në çorbë,
lëvore e zgavrave, ullinjë si lotë.
Atje ku ullinjtë i presin dhe s’qajnë,
nga goja e ikur lumenjë po ndahen,
andej unë kam ardhur, prej andej unë kam ikur,
andej ku veç koha ka mbetur si thikë.
Atje ku veç koha ka mbetur e zbrazët,
të zhdukura janë hapat, të zhdukura pragjet,
i ulur atje, i shentje dhe i lodhur,
i vetmi njeri që nuk di çfarë ka ndodhur.