Poezi nga Pjetër Vukaj
NDJEHEM DET
Në prehrin e kaltër të Jonit
Ndjehem det…
Valë të vogla, si qukëza në faqet e sirenave
Më ngrohin, më lëpijnë, si gjuhë sirenash…
Jon, jam zhytur në ty, në magjinë tënde të kaltër…
Ndjehem mirë, ndjehem i jontë…
Po shkrij, si ortek i ardhur nga Bjeshkët e Kelmendit…
Magmat e jodit më kanë jonzuar…
Një sirenë, noton shpejt fare pranë meje…
Mos vallë ajo e ngoh kaq shumë detin?
Jon, pse vallë më magjepese kaq shumë?…
Shkriva, u bëra një me ty, Jon…
Më ço nga të duash, jam bërë një me valën.
Ndjehem pikëz e jotja
Ndjehem det…
STOLITË
Mos, ti femër e bukur, mos vër krem as bojë në lëkurë
Mos u josh nga rruazat, byzylyqet, unazat, stolitë…
Bojrat të bëjnë si rivalë me një pikturë…
Ato janë pa nerv, pa jetë, pa shpirt…
Sado e shtrenjtë të jenë një veshje e pjesshme apo e plotë
Të nderuara mikesha, shoqe, shokë e miq…
S`ka asgjë më të bukur në botë…
Se femra e zhveshur krej lakuriq….