Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: MË NË FUND!

 

Iu prisja,
për kaq kohë, oh gjatë, të vinit siç jeni,
lajmëtarë të ndryshimit,
ngjizje e lindjes së re,
të parët, jashtë të flakni fëlliqësinë
mbledhur, qelb,
q’asgjë s’ka, mos qoftë,
se kurrë s’u ngop,
kërmë q’ushqehet me gjak të gjallësh,
për mjerim të zi varfërie,
që shpinën shtyp ta mbysë pa frymë,
në germëdha zhgënjimi,
ngrihuni,
o Gjergj të rinj,
q’erë e stuhi i jepni qiellit
dhe shpresës së mirë
që rrënkoi me lot,
me aq padurim si unë,

ngrihuni!

Fort, godisni fort me trupn’ e brishtë
të pabesët tradhëtor,
faqen shumëngjyrëshe të thyheni,
idhujt q’u vodhën aq shumë,
ëndërrën e dlirë,
me duar dielli, ndizni, n’ mijra yj’
se është veç tek ju,
që kjo Nënë e lashtë
gjen lirinë!

O flakë e shpirtit arbëror,
nē rresht me ju, t’bie dhe un’, për at’ flamur,
hap pandal n’asnjë prag,
vëllezer, bij,
mblidhuni,
t’u bini!

Please follow and like us: