Vargje poetike nga Katiola Karoli
Nëse…
Herë-herë sytë më mbushen me lot.
Herë-herë ndjej për ty nostalgji.
100 herë të dua si një e çmendur.
Më pas 1000 herë të urrej ty.
Nuk e di a i kuptove gabimet.
Por me shpirt e zemër të uroj.
Nëse vendos sērish të dashurosh.
Qendroji ëmbël bëje të ndihet zonjë.
Dhe mos lejo ti përloten sytë.
As buzët t’i dridhen nga dhimbja.
Kujto ti sa herë me mua gaboje.
Dhe bëhu për të vetë, dashuria.
Nëse shtrihesh pranë saj.
Mos e shtrëngo fort në pērqafim.
Ledhatoje lehtë si një ëngjëll.
Se femra është e brishtë, do dashuri.
Atë çka ndodhi mes nesh.
Varrose ti në fund të shpirtit.
As unë, as ti, as netët pus,
Do heshtin. le t’i tresë infiniti.
Ktheje ti historinë e dashurisë sonë
Si njē kapitull të frikshēm, libri
Dhe pse shkruar me zemra që dridheshin
Por me ndjenja të vërteta shpirti.
Ne se do të vendosēsh tē dashurosh
Si kurrë mē parë nuk ke dashuruar
Puthja ēmbėlsisht faqe, buzë, sy
Bëje të ndihet femër e bekuar….
Kur dashuron poeti
Poeti çdo ditë bie në dashuri,
Me një fjalë, varg, muzën e tij,
Nuk e gjen kurrë mbas kujt dashurohet,
Poeti është vetëm dashuri.
Ti shpeshherë e sheh të trishtuar,
Më kot sytë mundohesh t’a lexosh,
Po kurrë nuk ke për ta kuptuar,
Poeti s’ndihet kurrë bosh…
Poeti adhuron gjithë ngjyrat,
Dhe qiellin dhe detin gjithësinë,
Kush bie në dashuri me poetin,
Se njeh ferrin e Dantes, veç dashurinë.
Nuk dashuron kurrë poeti,
As syri, as buza, as trupi i tij,
Ai dashuron me të shenjtin shpirt,
Dhe atë sot se gjen te çdo njeri.
Muzika dhe dashuria
U zunë befas të dyja një ditë,
E pse prej jete kishin shoqëri,
Debatuan nëse dashuria ishte muzikë,
Apo muzika vërtet ishte dashuri.
Filluan ashpër të dyja të debatonin,
Me nota të larta e lot u shanë,
E dinin se pa njëra tjetrën s’jetonin,
U pajtuan sërish e më s’u ndanë!