Albspirit

Media/News/Publishing

Një ngjarje tronditëse në Athinën e vitit 1997

Image result for albert zholi
Albert Z. ZHOLI
Po shkoja në punë, kur në metronë e Athinës dëgjova një bisedë shqip. Ishin dy gra shqiptare. Me to qe edhe një djalë i vogël. Fëmija po i pyeste gratë për stacionin e autobuzave që të çonte në Kakavijë .Kur isha larguar ca, u pendova që nuk kisha ndërhyrë për të ndihmuar të voglin. Sepse edhe gratë më ngjau se po nguronin. Dola nga metroja. E pashë përsëri. Ai rrinte i mbështetur pas një shtylle metalike semafori. Iu afrova, i shpupurita flokët e pakrehura dhe e përshëndeta shqip. Ai ngriti kokën dhe më pa me përçmim. I thashë se mund ta ndihmoja për atë që kërkonte. Por përgjigja ishte e rrufeshme. Mund ta ndihmoja më mirë po të largohesha prej tij! Bëra sikur ika. Pastaj u ktheva prapë. Nisa t’i shpjegoj se jam një shqiptar i thjeshtë dhe se e dëgjova aty pari që i kishte pyetur të dy gratë për stacionin e autobuzave.
-E di ti?- më pyeti ftohtë.
-Natyrisht,-ia ktheva.-Kam ardhur dhe kam ikur disa herë.
Po ti pse vetëm?
– Kështu është një punë…- ma ktheu evaziv.
– Epo,…- thashë për të mos e trembur me kuriozitetin tim.-Por tani është shpejt të nisesh. Autobuzat zakonisht nisen në orën 8-9 të darkës. Deri atëherë … Do të ulemi këtu?- e pyeta pastaj duke i treguar ca karrige të një lokali ku shërbehej edhe jashtë.
– Pranoj me ngurim. Por me sa dukej ishte tepër i lodhur. Nuk mund të përballoja ngashërimin. I thashë se unë për vete do të merrja një kafe, kurse ai mund të porosiste ç’të donte.
– -Do një sanduiç?I bëjnë të çastit…
– Nuk ju shmang tundimit…
– Ky fëmijë më tregoi më pas gjithë “aventurën” ogurzezë të tregëtarëve të të miturve. E kishte gënjyer së pari një burrë nga lagja e tij. I kishte premtuar se sa do ta shpinte në Greqi ku do të bënte një jetë përrallore përmes lodrave e ushqimit të bollshëm. Por edhe sikur të detyrohej të bënte ndonjë punë të vogël,- kishte shtuar tregëtari,- ai ishte i sigurtë se e bënte lehtë. E joshi. Lanë një vend ku duhej të takoheshin të nesërmen në mëngjes dhe, pasi e hypën në një makinë ku gjeti dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë, u gjendën natën në Greqi. Athina e kishte magjepsur me dritat e reklamat e shumta. Pastaj,…pastaj e detyruan të lypte. Madje edhe e goditën. Lypte gjithë ditën dhe fitonte jo më pak se 10-15 mijë dhrami. Të gjitha të hollat ia merte “miku”. Atijë i jepte ndonjë bërxollë apo koka-kola sa për të shuar etjen. Kjo punë zgjati dy vjet. Familja e tijë ka dhënë alarmin. Rastësisht e mësoi këtë nga një shoku i tijë. Malli, jeta e rëndë, gënjeshtrat e “mikut” bashkëlagjas e mbushën kupën…
– -Sot do të iki,- tha me dëshpërim e me ca sy të mrekullueshëm të mbushur me lot,-ai më di në punë…
– E mora me vehte për ta pasur të siguruar. Mbasdite vonë e çova në stacionin e autobuzave të Athinës, ku do të nisej për në Kakavijë. Ja besova një të njohurt tim. Mund të binte pre edhe në momentin e nisjes…
Please follow and like us: