Napoleon Lapathiotis vjen në shqip nga Arqile Garo
Napoleon Lapathiotis
Vetëm erdha, një buzëmbrëmje, të gjithë të vetmuar qenë,
të huaj, ja marrim këngës, tek afron nata pa hënë.
Dhe sa rroj, e sa mësoj, po e ndjej, n’ atë farë feje,
një boshllëk të madh, të thellë, siç po rritet, brënda meje.
Kur po ngjitesha në kryq, pashë të vetmit shokë, të mitë,
sapo ndjeva që ca duar ngulnin gozhdë, në gjysmëdritë.
Vetëm erdha, një buzëmbrëmje, vetëm, pak u pikëllova,
vetëm rrojta mos më keq – dhe siç erdha ashtu shkova.
E ç’ vlerë ka për gjithë të tjerët, pse vdes njëri në thëllime?!
– unë, siç erdha, prapë do iki, vetëm brënda vdekjes sime…
Shqipëroi: Arqile Garo
Janinë, shtator 2018.
Please follow and like us: