Albspirit

Media/News/Publishing

Helena Halilaj: Mos shkoni nëse nuk mbërrini

Udhëtarët e rinj zgjohen herët.
Në orët e para të mëngjesit ra vëmëndja tek ata të rinj të cilët sot me rrobat e bukura, dikush të shtrenjta, dikush plot stil shkojnë në universitet. Sot është dita e kurajos, këshillimit dhe forcës së fjales për rezultate të larta, të jesh udhëtar drejt dijes ështe fitorja drejt lirisë. Sot shikojini auditoret si bashkejetesë, konkurencë dhe zhvillim, auditori nuk është nje dhomë e përbashkët, e madhe. Nuk është vëndi ku ti mbush boshllëkun që ke pasur me vete deri tani. Nuk është vëndi për të mbush kohën të cilën se plotëson dot me punë, se punojnë prindërit për ty, se mbush me sport dhe kurse të tjera se ti ke “kohë plot” përpara…ai vëndi aty tek auditori është i shenjtë, është bekim të kesh mundësi të shkollohesh, të kesh rroba, iphone, të kesh ca para me vete dhe ti buzëqeshesh kohës, ditës si ato lulet që hapen në mëngjes prej diellit të fortë. I ngrohtë është ky mëngjes, si cdo zemër prindi që të përcjell për herë të parë në universitet. Zemrat prindërore sot mbushin me urime krejt rrugët e jetës tuaj. Puthini prindërit tuaj që sakrifikuan për ju, për këtë ditë. Askush nuk gëzon sot si ata, tek ju gjithmonë jeni të parët.
Kjo ditë është ndarja me dijen bazë, me normalen e të nxënit. Sot është më shumë se nesër, pa këtë të sotme nuk ka një nesër. Nëse sot nuk nisesh nuk ka nesër.Universiteti nuk do që ti vetëm të nisesh, por të mbërrish.
Të jesh i ditur ka gjithmonë një nesër. Mbërrij dhe ti në dije, e shëndrit si ky dielli i sotëm.

Please follow and like us: