Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Thjesht, më duaj shumë!

Sa arsye për të festuar jetën,
Për të lënë hapur portat nga ku futet dritë,
Për të lënë hapur sokakët e zemrës,
Për të lënë jashtë hipokrizinë
Maskarenjtë, mediokritetin, ligësinë,
Për t’i hapur udhën dashurisë.
Besoni, të gjithë do gjykohemi një ditë.

Kur ajri mungon disi
Vijnë sytë të mbushin shpirtin.
Dhe kaq mjafton.

Nuk ka më ditë të lira si dikur
Nuk ka më plane të gjata pafund.
Ka veç shpresë e dëshira me qerpikë.
Dhe aty jam unë që të them ty
“Thjesht më duaj shumë”.

Sikur mos t’i ndieja dhimbjet e ëndrrave
Do isha tani diku në Afrikë, në Maçu Piçu, në Indi.
Drejt Himalajeve, në Tibet a në Australi.
Se nën të njëjtin qiell jetojnë bashkë
Ëndrrat dhe shpresat.

Sa arsye për të festuar jetën.
Sot.
Për çdo ditë të re.

Please follow and like us: