Altin Sh. Kajtazi: Shtatë ditë…
Ëndrra mbet pezull si flakë
një,
dy,
tre ditë
copëtuar t’mbet trupi
çuçurin n’ërrsirë dhe n’harrim
re prej qiellit n’këtë tokë që s’e njohe kurrë
qiejt s’çelen, veç t’parën ditë nga lutjet hyjnore
dhe mbyllen me ikjen tënde!
Lindja e diellit thau barin
e t’i nisesh, turresh me tërbim
i mjeri ti
katër,
pesë,
në të gjashtën ditë perëndove
e ëndrrën e rrëfen ndrydhun
ditën e shtatë!
Shtatë ditë, ëndrra të sëmbon
shtatë net, zë z’bëje prej jetës plot zi
t’mirën gëzoje prore nëse të vjen
t’keqen ndryshe rend fuqishëm
si retë që fryhen nga shiu
e t’lagun veç ty!
07. VI. 2021
Please follow and like us: