Altin Sh. Kajtazi: E BARDHA, E ZEZA
Si ngjyra si shoh, si ujin e turbullt
piktori po, i jep dritë duke i venë n’pëlhurë
përplasur në mur, më zjarrin tënd asht
e ty t’godasin rrufeshëm si zjarr, ashtu i pe
e bardha gjen fjalë pa dhembje pa lot
e zeza orë e lig, mëngjes pa ag tu ndjek veç ty!
Kur e mund e bardha t’zezën?
kurrë, është më rrjetë veten
t’gjithë e dinë që e zeza është e keqe
po s’pata qare pa e thanë edhe unë
po i bëjë bashkë cila do më shtrëngojë ma shumë
shpirti se la t’zezën t’pushojë asnjë çast n’trupin tim!
02. 10. 2021.
Please follow and like us: