Lasgush PORADECI: Shqipëri, të qofsha falë!
(Koh e shkuar në Vllahi)
Koh” e shkuar në Vllahi
Ishte larë me flori
Se luftonin veç për ti,
Veç për famë e madhëri.
Shqipëri moj Shqipëri
Mun në qëndren e Vllahisë,
Në qytet të Bukureshtit,
Mbiri zëri i Shjqipërisë
Si zëmbak në mes të sheshit.
Mbiu atje ku politika
Nuku dij ç’ësht helm- i gjakut,
Ku shëndriu Elenë Gjika
E Kuvendi i Naço-Plakut,
Ku i mblodhi porsi dhentë
Bijtë e tij Tërpo-Vasili,
Ku këndoi Naim-i shentë
Dukë thirrur si bilbili.
O! moj kohërat e arta!
O! moj zembërzat e dlira
Me ç’gëzim ju shkruan karta
Kur ja sheh nër shoqërira:
Drita-plakë e Diturija
E Bashkimi edhe Shpresa;
Edhe Liria e Shoqërija
E Sofia Mbretëresha…
Cilado sa mund m’ë mirë,
Sa m’e zjarrtë cilado;
E nër to gjith një dëshirë,
Gjith një shpresë nëpër to-
…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,
se kështu pat thënë Zoti,
Prandaj vdes me shpirt të gurtë
Edhe humb si pikë loti;
Humbi pra dh’Elenë Gjika,
Humbi fjal e Naço Plakut,
Pa zu prapë politika,
Zu të rrjedhë lumi-i gjakut:
Atëhere i ndolli dhentë
Dh’e bekoj Tërpo Vasili…
Fluturoj Naimi-i shentë
Duke qarë si bilbili,
O! moj kohërat e arta
O! moj zembërzat e dlira!
Me ç’të zi ju shkruan karta
Ndaj s’u sheh nër shoqërira.
Ju kaluat porsi hije
Kur shndrriu në terr në shkretë,
O! moj zemra shentërijë
Që më s’ini-atje ku qetë
Ah! Q’aherë zu të shtrijet
Rëndë-e keq linçoj i zisë,
Po ka nxirë vetëdijet
Me çdo vend të Rumanisë
Dh’e u helmua Shqipëtari,
E vajtoj prapë prej së qari
Uturiu gjith Bukureshti.
O! moj kohërat e arta
O! moj zembërzat e dlira!
Se me ç’mall ju shkruan karta
Nër këto vështirësira.
Sepse ja, në dhe të huaj,
Një fletore zu të nisë,
Që të jetë zëri juaj
Edhe zëri i Shqipërisë
Zu të nisë duke dalë
“Shqipërijeza e Re”:
Kur bën fjalë me ngadalë…
Kur godet porsi rrufe…
Sepse kjo’sht’-!udh” e mbarë
E ndërgjegjes së kulluar:
Duke ngarë e duke sharë,
Edhe duke përgjëruar
E kështu shkoj mot- i dytë
E si-i treti u pat vdarë
Mot i katërt mbylli sytë
Që sot nis një mot i ri,
As t’u flakeshim o Zot!
Qajmë, o-nënë Shqipëri,
Qajmë., – e derdhim pika lot.
Shqipëri! Moj nëna jime:
Më ke rritur me thërime.
Shqipëri! Të qofsha falë
Të kam nënë, më ke djalë.
(E botuar në organin “Shqipëria e Re” Konstancë (Rumani), 29 korrik 1923, zgjodhi BAKI YMERI)